Pse UNDP-së nuk i ra në sy 'nuri' i Isa Mustafës! - Bota Sot
Pse UNDP-së nuk i ra në sy 'nuri' i Isa Mustafës!

Opinione

Pse UNDP-së nuk i ra në sy 'nuri' i Isa Mustafës!

Nga: Kimete Berisha Më: 31 maj 2020 Në ora: 16:16
Kimete Berisha

Njani ni vend, po çuditet se qysh është e mundur, sipas UNDP-së, me qenë qeveria Kurti më e mira deri tash kur në kohën më të madhe të punës së kësaj qeverie populli kanë qenë të mbyllur shkaku i pandemisë!

Epo veç për inat tëndin, besimi më i madh në Zot e në Jetë lind në heshtje.
Në heshtje rritet lulja para syve t'u, veç kur e sheh që i ka prek kryt' n'tavan;
rritet lisi 5 metra pa ju dëgju 'zani', gjuthçka e madhe rritet në heshtje. E ka zbulu Nëna Terezë.

Në zhurmë rritet veç urrejtja.

Ti, e merr veten për simpatik, padyshim dhe po çuditesh pse UNDP-së nuk ia ka vra synin nuri yt?

Mjafton me ja ba vetes një analizë dhe i sheh mijëra komente kundër teje.
Lëre UNDP-në.
Këqyre ti Facebooku-n tënd, qysh t'u ka
bë si kantë bërllogu, tuj t'sha njerëzit, tuj t'pshty e tuj t'mallku.

Pse s'po më shajnë m'u 😂.
Sepse jam 'simpatike'.

Me qenë simpatik duhet me rreziku pak, qaja nanën, me buzëqesh najherë dhe me lshu rrugë, m'u bë zotni, e jo ty që të shkoj koha tuj luftu kundër Vjosa Osmanit.

Pse s'po çuditesh me personin tuaj;
Ti je ra n'dy gujtë para varrit të Titos;
je përbishtu me Rrahman Morinën;
E ke bë përrshesh Fondin e 3 për qindshit;
në rrezikun më të madh gjatë pushtimt nga Serbia e ke lënë në terr informativ Ibrahim Rugovën (se s'ja ke pagu telefonin);
E ke sulmu fizikisht çikën e Jusuf Gërvallës, duke e largu përkrahu prej mbledhjes.

Dhe mbi të gjitha i ke traumatizu dhe kompleksu familjarët e Ibrahim Rugovës, që jo veç i ke qitë prej loje por edhe e ke frymëzu Hashim Thaçin me shkru libër kundër 'tyre'.

Ti bre zotni maron solitera derisa populli pret momentin me ikë prej këtuhi;
ti luan me pare si Gjaiqi;
ti e ke ofendu popullin e varfër pse ka telefona mobil që ua çojnë familjarët nga diaspora;
ti nuk ia qan hallin askujt përveç vetes;
plus t'paska mbet hatri pse s'po t'simpatizon UNDP-ja.

A po don tendera,
a po don terminale,
a po don salltanete,
s'ke lënë njeri në LDK (veç jaranave t'u) që s'ja u ke nxi jetën e shkatërru karrierën, e përsëri je kryetar i LDK-së.

Ke me kë çuditesh Ti.
Pse s'po çuditesh me vetveten.
Pa u çudit me vetveten nuk e arrin pjekurinë.

Çiftat t'u në vende me demokraci janë në burg tuj dhanë xhevape.
Ose në kisha tuj u lut për mëshirën e 'atij' që s'po i beson.
Prandaj, bën çka mundesh sepse kujton se s'ka jetë pas jetës, s'ka botë pas botë, s'ka dashuri pas dashurisë.

Me mantel të zi deri te zogu i kamve si Xhavit Haliti del i shashtris qytetarët, ua rritë shtypjen me mllefin e urrejtjen tënde!
Kush është ai mazohist i krisur që ta lakmon çehren e zemërimit të përhershëm ty!

Po çuditesh qysh populli e duan Albin Kurtin!
Çka ka m'u çudit këtu?
Albin Kurti, edhe nëse nuk i ka ba asnjë 'të mirë Kosovës', së paku nuk ia ka ba asnjë të keqe.

Ky popull e di se buxheti i Kosovës u keqpërdor edhe për kirurgji estetike, deri te qeveria Kurti kush ka qenë me pushtetin edhe hundë e buzë i kanë bë operacion estetik, i kanë bë hundtë si cuculla, në emër të sinusit.
Nuk keni lënë të keqe që nuk keni bë.

E keqja e parë dhe më e rënda është se LDK ka bërë politikë me vdekjet e aktivistëve të saj të vrarë në Liri.

Këtë krim e bëjnë vetëm ata që s'besojnë dhe mendojnë se 'Vdekja është Fundi'.

Por:
'When you’re sad and when you’re lonely
And you haven’t got a friend
Just remember that death is not the end'.

P.S. Qetësohu, qesh pak se s'ke m'i marrë me vete LDK-në.
Pyete veten, pse gjithë këto rrudha, e asnjana rrudhë e buzëqeshjes!
E dhimbshme me dasht jetën me urrejtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat