Zbuluesit e ministrave të ardhshëm, para aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese!

Opinione

Zbuluesit e ministrave të ardhshëm, para aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese!

Nga: Petrit Dibrani Më: 1 qershor 2020 Në ora: 16:26
Petrit Dibrani

Jemi ende në pritje, të aktgjykimit të plotē të Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e mandatarit për Kryeministër.

Deputeti, nga radhët LVV-je z. Hajrullah Çeku, zbulon dhe krahason ministrat, në ardhje me ata, ne qeverinë e shkarkuar Kurti!

"Shumë interesant". Një deputet, në mandatin e tij të parë, në Parlamentin e Republikës së Kosovës, zbulon se kush do jenë ministrat në ardhje, ende pa aktgjykimin e plotë të Gj.K.

Madje a'i edhe i krahason, me ministrat në qeverinë e shkarkuar Kurt!

 

Kështu, ka shkruar z. Hajrullah Çeku.

 

 

Deputeti i LVV’së, Hajrullah Ceku, ka shkruar se është “degradim” të kalohet nga një ministër si Lumir Abdixhiku te Durim Limaj.

Nga Albin Kurti te Avdullah Hoti.Nga Lumir Abdixhiku te Durim Limaj.Nga Glauk Konjufca te Meliza Haradinaj. Ky është degradim i madh dhe prapakthim i rrezikshëm. Qytetarët nuk kanë votuar për këtë. Rruga e vetme janë zgjedhjet”, ka shkruar Çeku.

I nderuar z. Hajrullah Çeku!

Unë si qytetarë i Republikës, nga të zgjedhurit e popullit, deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, pres, për të inicuar, ligje apo rezoluta dhe për të votuar, për vendimet e propozuara të Kuvendit! Tani e kuptova, se një deputet, ka mundësi të zbuloj, emrat e ministrave të ardhshëm, të qeverisë Hoti, ende pa u bërë publik, aktgjykimi i plotë i Gj.K.

Shumë zbulime, jo nga shkencëtar por nga deputet, interesant!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat