Ai s’e ndërron qëndrimin

Opinione

Ai s’e ndërron qëndrimin

Zymer Mehani Nga Zymer Mehani Më 10 qershor 2020 Në ora: 09:51
Ministri aktual i MAPL-së, Goran Rakiq, gjatë takimit zyrtar me ambasadorin Kosnett, pa simbole shtetërore.

Goran Rakiq, i stërngarkuar me nacionalizëm dhe shovinizëm s'e ndërron qëndrimin e tij antishqiptar, e për t'u shfaqur edhe brenda institucioneve të Republikës së Kosovës me tërë këtë bagazh armiqësor ndaj Kosovës atij ia mundësuan pseudopushtetarët tanë tejet të pandërgjegjshëm. Po, po Rakiq është ai që s'e njeh shtetin e Kosovës, prandaja edhe e heq nga zyra e tij flamurin e Kosovës, duke e sfiduar Avdullah Hotin (kryeministrin e zgjedhur pa zgjedhje) dhe Hashim Thaçin (që është ndihmësi kryesor për ardhejn e rakiqit në këtë pozitë).

Edhe më parë, që nga zanafilla, por edhe tani, kur veçmë janë të instaluar në institucionet e Kosovës, zyrtarë nga Lista serbe, në Krye me Goran Rakiqin kanë nisur të sfidojnë shtetin e Kosovës, edhe në Qeverinë e re të drejtuar nga Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Tek e fundit, botërisht Lista serbe vazhdimisht ka deklaruar se nuk e njeh Republikën e Kosovës, madje asaj i referohen si “Kosova dhe Metohija”. E poshtërsisht për të fituar pushtet dhe funksion asaj i ndihmuan vetë shqiptarët nga egoja për pushtet. Disponimin antishqiptar dhe antishtetësi e Kosovës këta (Lista Serbe) e dështmuan edhe dje, gjatë takimeve të zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, i cili ka hequr flamurin e Kosovës nga zyra e tij. Ai po e kryen punën e vet.....e ne po bëjmë sehir!...

"Bravo" liderë shqiptarë të Kosovës...që pa zgjedhje popullit i servuat qeveri të pazgjedhur...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat