Kur dikush që din gjendet në mesin e atyre që nuk dinë ose iu mungon ndërgjegjja zakonisht shpallet i padijshëm, tradhtar apo....

Opinione

Kur dikush që din gjendet në mesin e atyre që nuk dinë ose iu mungon ndërgjegjja zakonisht shpallet i padijshëm, tradhtar apo....

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 21 qershor 2020 Në ora: 08:55
Vjosa Osmani

Po sa u zgjova në mengjes, si zakonisht hyra në medija në rrjetin elektronik. Menjiherë vërejta se temë e dites qenka shkarkimi I Vjosa osmanit nga postet në LDK.

Mendoj se nuk gaboj se, LDK është subjekti I par politik në Kosovë dhe vjen nga ideja dhe veprimi I figures më të famëshme të kombit në kohen e historisë së re – Ibrahim Rugoves. Si nuk pat fat kombi që ta ketë bile edhe nji të tillë.

E simpatizoja këtë subjekt, veprova madje, edhe në organizimin e LDK-s në SHBA, ndonse nuk u antarsova. Më kujtohen ditët kur shqipëtarët, brohorritnin LDK, LDK para ndërteses së OKB në NY, në Washington e gjetiu. Në atë kohë, LDK ishte vërtetë LDK. Por tani, mjerishtë, e ka marrë dreqi.

Po e thëm përsëri, se as subjektet politike dhe as individët nuk I shiqoj dhe vlersoj sipas emrave por sipas veprimeve, sipas kontributeve konkrete në interes të popullit apo kombit. Mjerisht, pas shkuarjes së Ibrahimit, nuk pata donjë kënaqësi që të veqoj qoftë edhe një subjekt apo individ, me veprime dhe kontribute për shtetin, për popullin. Jo, në vend që të lindin Ibrahimat, na linden Ali Shukrijat, Kolë Shirokat etj. Shteti I Kosoves, si subjekt, ngec në vend ose, madje edhe pson devalvime. Unë, dhe jo vetëm, shpresuam, sadopak, se LVV do sjellë donjë ndryshim pozitiv por, falë kurthava që ia kurdisi mu lidershipi I LDK-s vdiç edhe ajo shpresë.

Të kuptohemi, nuk e njof as Vjosen dhe asnjërin nga liderët e pazëvendsueshëm të shtetit dhe as të subjekteve politike. Ndoshta fanatizmi profesional më bënte të shpresoj në kontributet e Vjosa Osmanit. Drejtimi I arsimimit të sajë është drejtim I cili ofron dijuri për shtetin dhe rreth shtetit më shum se çdo drejtim tjetër. Siipas mendimit tim, mu mungesa e profesionalizmit për shtetin bën qe edhe sot e kësaj dite, zhvillimi I shtetit ngec, numron në vend ose, madje edhe numron mbrapa.

E mësova se, rrethi I ngusht I LDK-s, gjoja po e kultivonte një demokraci përfaqësuese. Po e thëm shkurt dhe troç se një demokraci e tillë është njësoj si ai far centralizmi demokratik I LKJ, I kohes time, të Ises dhe atyre më të moshuar.

Do I sugjeroja Isa Mustafes dhe klanit të tij që, në vend të votimit për largimin e Vjoses nga postet brenda LDK, të mendoj sadopak dhe ndoshta ti drejtohet antarësisë së LDK-s për rizgjedhjen e tëgjitha strukturave të subjektit, përfshirë Kuvendin, Kryesin dhe Kryetarin por në mënyrë demokratike dhe jo me demokraci përfaqsuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat