“Krimba zorrësh”, që po shkarkojnë dhe po shkatërrojnë organizma të shëndosha e të brishtë

Opinione

“Krimba zorrësh”, që po shkarkojnë dhe po shkatërrojnë organizma të shëndosha e të brishtë

Nga: Skënder Mulliqi Më: 21 qershor 2020 Në ora: 13:28
Skënder Mulliqi

Gjithçka ne Kosovë është bërë e mundur?! Asgjë nuk ka mbetur për të na çuditur në këtë vend , së në safin e parë moti janë ulur këmbë kryq shume dallkaukë , që vet janë bërë shteti dhe vet janë bërë edhe ligji!Edhe pas 20 vitësh nuk po ipet përgjigjja nervoze e rinisë shqiptare së kjo elitë politike ngelët po ajo që ka qenë?

Pse kjo tokë shqiptare po I prodhon gjithë këta autokratë? Sikur zgjedhjet partiake janë përsonalizuar, dhe ashtu ka rënë në duar të tyre edhe i gjithë pushteti. Këta e shkallmuan Kosovën si shtet të ri, duke na prrallisur para botës demokratike! Veq shikoni ju popull I nderuar së çfarë marifetesh na servuan në kohë pandemie për interesa personale e biznesore? Brenda e kanë ba mut, e ju ka mbetur ti shesin edhe tokat dhe pasuritë më të mira shqiptare.

Shpresa e fundit serish na kanë mbetur miqet tanë evropian dhe amerikanë së do të na mbrojnë, nga kjo klasë politike!Me ndonjë përjashtim , që 20vite po shohim deputet të njëjtë , shumë nga ta profitera, ministra hajna, e kështu më radhë deri në krye…Dhe, sigurishtë së nuk kemi çka presim që në këtë vend të bëhët mirë. Forcat neokomuniste në pushtetet e pas luftës sa po kan takat janë duke I kthyer proceset mbrapa. Veq rrenave dhe manipulimeve së diqka te hajrin nuk ofruan? Nuk kan kulturë dhe moral politikë!E mos të flasim për kulturën e dialogut , tolerancës dhe debatit mbrenda partiak. Këta apartqikë kurrë nuk i lan diferencimet ideo-politike !

Pre e fundit , është Vjosa Osmani e cila u shkarkua nga të gjitha postet në LDK-se. Nuk e ka bërë këtë punë Isa Mustafa për ti ruajtur parimet partiake, jam shumë i sigurt, por e ka bërë këtë shkarkim se nuk e duron rivalitetin partiak. Si nuk kanë fije turpi të lejojnë që partinë e formuar nga presidenti Rugova, ta dirigjon dikush tjetër! Struktura e lartë e LDK-së janë njerëz të interesit personal, janë njerëz që as nuk deshtën dhe as nuk kan guxim ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Po e ndajnë pushtetin rregullisht me ata,. që po i qesin në kungull të kresë sa herë dhe kur po dojnë.

Këta janë të fortë veç me gra, siq e tha edhe ne mes tjerash , Vjosa Osmani pas shkarkimit … Çdo popull i lirë duhet të qeveriset prej përfaqësuesish të denjë . Shqiptarët sikur kan pranuar të mbesin skllav i egoizmave dhe i delireve përsonale të grupeve të caktuara politike te interesit . E mbase kishte të drejtë Hobsi që i quante “krimba zorrësh”, të aftë të shkatërrojnë organizma të shëndosha e të brishtë. Demokracia po shndërrohet në një bashkësi të madhe organizmash koorporatiste, ku fuqia po zëvendëson ligjshmërinë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat