Republika e Kosovës në udhëkryq

Opinione

Republika e Kosovës në udhëkryq

Nga: Ismail Muçiqi Më: 26 qershor 2020 Në ora: 21:33
Ismail Muçiqi

Që nga paslufta Shteti i Kosovës nuk ka qenë asnjëhere më shumë i sfiduar dhe i atakuar nga zhvillimet e proceseve politike të brendshme dhe nga diplomacia e jashtme ndërkombëtare.

Top lajmi i cili erdhi nga Dhomat e Prokurorisë të Gjykatës Speciale në Hagë se ndaj Presidentit Hashim Thaci dhe liderit të Partisë Demokratike Kadri Veseli, Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër tyre, është lajmi më i keq dhe senzacional për Shtetin e Kosovës.

Ky lajmë erdhi në kohën dhe momentin ma dramtikë kur pritej që përfaqësuesit e Republikës së Kosovës të takohën në Shtëpin e Bardhë për të vazhdue dialogun me Serbinë me shpresë se me ndërmjetsimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më në fundë do të arrihet një marrëveshje e cila do ti hapte rrugë normalizimit të mardhënjeve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë e cila do të kontribonte në stabilizimin dhe sigurinë në tërë Shtetet e Ballkanit.

Nëse bëjmë një analizë racionale dhe logjike është tejet enigmatike zhvillimi dhe ligjëshmëria e kësaj ngjarje e cila mundë të shifet apo të mendohet vetëm nëpër filmat me imagjinat dhe me metoda konsiperative.

Opinioni i gjërë është i habiturë se si në momentin kur delegacionet e Kosovës dhe Serbisë udhëtonin në drejtimë të Brukselit dhe të Washingtonit për tu takuar me përfaqësuesit e instuticioneve Evropiane dhe ato Amerikane, papritmas Prokurori i Gjykatës Speciale për Krime kumonikojë aktakuzën kundër dy figurave kryesore të luftës së UÇK-së.

Kjo akuzë e parandalojë dhe e pezullojë nismën e bisedimeve dhe krijojë moment dramatikë për zhvillimet e ardhshme në skenën politike të Republikës së Kosovës.

Edhe kësaj radhe u dëshmua se klasa politike e Kosovës është e pa konsolidume dhe e përqarë pa program dhe platëformë për tu përballurë me prapaskenat e Serbisë dhe të Rusis.

Në momentin kur po ndodhin këto zhvillime, Republika e Kosovës ka një Qeveri jo kredibile e cila është formue në një moment paradoksal mandati i të cilës varet drejtëpërdrejtë nga lista Serbska e cila javën qe shkojë i mobilizojë serbët të cilët jetojnë në Kosovë për të votuar për Vuqiqin dhe Shtetin e Serbisë.

Themelimi i Gjykatës në Hagë e votuar nga deputetet e Parlamentit të Kosovës ishte veprimi ma skandalozë dhe më i dëmshmi që ju ngarkue shtetit të Kosovës. Kjo Gjykatë i ndihmojë Serbisë që ti plasojë gënjeshtrat duke i fshehur krimet dhe gjenocidin që gjatë luftës e kishte bërë në Kosovë.

Pëmes kësaj Gjykate Serbia me menquri arriti të hartojë dosje kundër strukturave dhe komandatëve të UÇK-së për krime të luftës.

Ajo tani është shëndrrue në viktimë duke ulur para bankës së zezë veprimtarin dhe luftën e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës.

Mjerishtë Kosova që nga paslufta nuk arriti asnjëhere të ndertojë mekanizma të drejtësis për ti dënuar krimet serbe në Kosovë, e ketë e shfrytëzoj Serbia. Themelimi i Gjykatës Specale në Hagë kinse për të pastruar luftën Çlirimtare të Kosovës ishte andërr dhe iluzion para opinionit botërorë.

Serbia diti që në mënyrë përfide të zhvillojë propagand ekstreme kundër Kosovës duke marë si pretekst themelimin e Gjykatës Speciale dhe arriti që një numër të Shteteve të Botës ti manipulojë për mos njohje të Shtetit të Kosovës, dhe arriti që një numër i shteteve të tërheqin apo pezullojnë njohjen të cilin e kishin bërë më herët.

Eshtë realitet i mirë se që nga paslufta partitë politike dhe grupet e ndryshme të interesit herë pas here në momentet e caktuara përshkak të përqarjës dhe urrejtjës mes veti u morën edhe me akuza të pa matura duke dhënë deklarata të fshehta për vrasjet e figurave të ndryshme të cilat i takonin taboreve politike.

Tani kur Shteti i Kosovës është para një udhëkryqi për tejkalimin e situatës shumë të tensionuar patjetër se duhet të mbizotrojë arsyea dhe menquria për të ruajtur unitetin e mbrendëshëm të popullit në mënyrë që të gjindet rrugëdalja sa më e lehtë për ruajtjen dhe funksionimin e instituticioneve me qëllimë që sa më parë të fillojnë të krijohet klima që të shkohet në zgjedhje nacionale në të cilat populli me votën e lirë do të vendosë se kujt i beson të udhëheqë me instituticiont e Shtetit të Kosovës.

Në fund po theksojmë se sido që të jetë, pavarsisht se kush akuzohet apo si do të rrjedhin proceset e mëtejshme, është obligimë moral, njerzorë, kombëtar dhe shtetëror që në asnjë mënyrë mos të atakohet apo dëmtohet shteti i Kosovës.

Liderët shkojnë e vijnë ndërsa Kosova dhe populli i saj duhet të ekzistojnë gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat