Reagim qytetar, të bashkrenduar apo të ndarë dhe të hutuar.....

Opinione

Reagim qytetar, të bashkrenduar apo të ndarë dhe të hutuar.....

Nga: Petrit Dibrani Më: 3 korrik 2020 Në ora: 22:11
Petrit Dibrani

Gjendja e re e krijuar, si shqiptarë në përgjithësi dhe në Kosovë, në veqanti, na ka lënduar dhe rënduar, apo ndoshta edhe gëzuar?!.....

Edukimi dhe formimi qytetarë, më shumë se i’ rëndësishëm.

Kuptimi për edukim dhe formim qytetar, shumë i rëndësishëm, sidomos për ne shqiptarët e Kosovës, që përjetuam gjenocidin, barbar, shovinist serb, në luftën e fundit në Kosovë!

Rëndësia në edukim dhe formimin qytetarë......

“Edukimi është arma më e fuqishme, që mundë ta përdorni për ta ndryshuar botën"

Thënie e nobelistit Nelson Mandela, që pērshkruan më së miri, rëndësinë e edukimit në një shoqëri.

Arsimimi ndihmon zhvillimin e një shoqërie të fortë, demokratike dhe ekonomikisht të qëndrueshme.

Arsimimi, edukimi si proces nis që nga lindja dhe është shumë i rëndësishëm, për jetën!

Fat i keq, që prindërit s'mundë t'i zgjedhim!

Sigurisht dhe jo rastësisht, vendet e zhvilluara i japin një rol të rëndësishēm, formimit të fēmijëve, në fëmijërinë e tyre të hershme, duke filluar nga institucionet parashkollore, duke i vënë kështu themelet e një zhvillimi të shëndoshë të personalitetit.

SHKOLLA, është institucioni që e kanë krijuar njerëzit, së bashku si shoqëri njerëzore, për të përquar te brezat e ardhshëm, trashëgiminë kulturore, dijën dhe aftësinë.

Sociologjia është shkencë e cila merret me studimin e shoqëris, në të gjitha, fenomenet, lidhjet, zhvillimin dhe funksionimin e tyre!

Edukimi për qytetari demokratike!

Ç'ka nënkupton?

Edukimin, trajnimin, ngritjen e vetëdijes, informimin, praktikat dhe veprimtaritë...

Të gjitha këto synojnë, që nxënësit duhet paisur me njohuri, aftësi, qëndrime dhe sjellje që i aftësojnë dhe i fuqizojnë ata, për të ushtruar, për të mbrojtur të drejtat e tyre në shoqëri.

Për të vlerësuar diversitetin, për të luajtur një rol aktiv në jetën demokratike, për mbrojtjen dhe përparimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës, duhet fillimishtë ' Edukim Qytetar'....

Pa edukim, qytetarë s’ka progres, ka huti dhe tollovi!

Me shpresë, se njohësit e qështjeve politike, analistët politikë të vetshpallur, dhe bartësit e institucioneve, në Republikën e Kosovës, do fillojnë të reflektojnë....

“Bota është një vend i rrezikshëm, jo nga ata që bëjnë keq, por nga ata që i shohin dhe nuk bëjnë asgjë" - Shkencëtari gjerman Albert Einstein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat