Emrat e vrasësve Murat, Orhan, Mehmet, do t'i zëvendësojmë me emrat e vrasësve Milosheviq, Rankoviq, Titos... - Bota Sot
Emrat e vrasësve Murat, Orhan, Mehmet, do t'i zëvendësojmë me emrat e vrasësve Milosheviq, Rankoviq, Titos...

Opinione

Emrat e vrasësve Murat, Orhan, Mehmet, do t'i zëvendësojmë me emrat e vrasësve Milosheviq, Rankoviq, Titos...

Nga: Gani Mehmetaj Më: 4 korrik 2020 Në ora: 08:59
Gani Mehmetaj

Emrat e vrasësve Murat, Orhan, Mehmet, do t'i zëvendësojmë me emrat e vrasësve Milosheviq, Rankoviq, Titos...   

Kur i dëgjon emrat e burrave shqiptarë: Murat, Orhan, Sulltan, Mehmet, që simbolizojnë vrasësit më të egër të shqiptarëve, të mbërthen dyshimi tjetër: athua pas njëqind vjetësh do t'i pagëzojmë fëmijët tanë me emrat Milosheviq, Rankoviq, Stanishiq, Savë Batarja, Drazha Mihailovqi etj që po ashtu janë vrasës të shqiptarëve.

Me mbamendjen që e kemi, do t'ua harrojmë krimet serbëve, ashtu sikurse po ua harrojmë krimet turqve. Do të themi se i kishim vëllezër, ashtu sikurse themi për turqit.  Do të shkruajnë disa se serbët ishin çlirimtarët tonë.

Kështu Muratin do ta zëvendësojmë me vrasësin Milosheviq, Rankoviq a Titon me Mehmetin, Stanishiqin me Orhanin. Fëmijën tonë do ta pagëzojmë me mburrje Milosheviq, do të del një hoxhë Tërnava tjetër që do ta mburrë dhe do të citoj diçka nga Manifesti i Partisë Komuniste, veprat e Titos, apo nga elaborati i Çubrilloviqit, ndërsa njerëzit e ambasadës së Serbisë do të ngërdheshen mu si ngërdheshën njerëzit e ambasadës turke kur ua lavdërojmë sulltan Muratin gjakatar.

 Qysh tash kam frikë ta fus në listën e vrasësve Titon, sepse do të më sulmojnë egërsisht disa budallenj, trushpërlarë e ish mercenarë.

 Jemi popull i përçudnuar ne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat