UÇK është populli i Kosovës, jo Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli - Bota Sot
UÇK është populli i Kosovës, jo Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Opinione

UÇK është populli i Kosovës, jo Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 4 korrik 2020 Në ora: 09:53
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ngritja e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Prokurori i Gjykatës Specialja bëri shumë bujë. Kjo është e natyrshme kur dihet se njëri është president dhe tjetri ish kryetar i Kuvendit, por edhe pse ishin pjesë e hirearkisë së lartë në stafin politik të UÇK-së. Si popull euforik që jemi, me pak përjashtime, filluan t’i vihen në mbështetje Hashimit dhe Kadriut, thuajse janë vet Adem Jashari dhe Hamzë Jashari.

Harruam se janë pikërisht këta dy ndër fajtorët kryesorë që sot në Kosovë janë 200.000 shqiptarë që kanë braktisur vendin për këto 20 vjet paslufte, më shumë së 10 % e popullit ka ikur nga vendi nga keqqeverisja, hajnia, kapja e shteti që i bën Hashimi, Kadriu dhe plotë të tjerë soji i tyre. Disa miop arsyetoheshin se duhet dalluar Thaçin gjatë luftës dhe pas luftë.

Unë them se është i njëjti njeri, nuk mund të ishte perfekt në luftë dhe të bëhet pas lufte hajn. Ndonëse nuk dihet dhe nuk ka asnjë fakt dhe dëshmi që Hashim ka marrë pjesë në ndonjë betejë të  UÇK-së, megjithatë po e marrin sikurse ka qenë ideal në luftë, dhe njeriu më i zoti. Prapë se prapë as Thaçi, dhe as kushdo tjetër nuk mundet të përdor UÇK-në si mburojë për të larë vetën nga hesapet që ka me drejtësinë.

Dëmi më i madh që mund t’i bëhet UÇK-së është të përdoret si mburojë nga dikush përballë drejtësisë, në të njëjtën kohë është favori më i madh që bëhet Serbisë që do e përdor këtë pastaj për propagandë kundër Kosovës. UÇK identifikohet me popullin shqiptar në Kosovë, ajo nuk është pronë e askujt, dhe askush s'ka të drejtë për të përdorur emrin e saj për hesapet të tija. Nëse Thaçi dhe Veseli duan të mbrojnë imazhin e mirë të UÇK-së së pari duhet mos ta baltosin, për mos ta baltosur duhet të heqin dorë nga tentativat e tyre si mburojë për hesapet e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat