Fenomen i çuditëshëm në shqiptari

Opinione

Fenomen i çuditëshëm në shqiptari

Nga: Shefqet Rexha Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Është për tu habitur çfarë po ndodhë me shqiptarët. Ka një kohë që nga viti 2017, prej kur i kthyen prap azilkërkuesit e 2014/15/16 nga Shqipëria dhe Kosova, është paraqitur një fenomen i çuditshëm nga shqiptarët e sidomos nga Shqipëria sepse ata po lëvizin pa viza. Ata i marrin fëmijët të moshës 10-15 vjeçare i sjellin në Gjermani dhe i lënë në rrugë. Organet e shtetit i marrin këta fëmijë dhe i sjellin në jetimore për fëmijët e ardhur nga jashtë pa prindër. Unë deri më sot nuk pashë të ketë fëmijë në ato jetimore nga vendet tjera pos nga Afrika dhe Shqipëria. Shtrohet pyetja a është vallë ky gjest i shqiptarit? Fëmiun 10 vjeçare ta nxjerrë nga shtëpia dhe ta lenë në mëshirën e fatit nëpër rrugët e Evropës. Ne shqiptarët kemi qenë të njohur për mbajtjen e familjes dhe jo për largimin e fëmijëve nga gjiri familjar. Ky fenomen ka fillua qe 3 vite dhe tani korona virusi e ndaloi. Nuk e kuptoj si kanë zemër këta prindër t'i lënë fëmijët e tyre e sidomos djemtë rrugëve të botës. Ata të shkretit bien preh e dilerëve të drogës. Ata memzi presin të ju vijë një i mitur këtu që është i pa njohur nga policia dhe që akoma nuk e kap ligji për ta dënuar. Prandaj ata që sjellin fëmijë këtu, nuk po ju bëjnë mirë por po i hedhin në greminën e të ashtuquajturës "Narkotik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat