Shqiptarët dhe shqipfolësit - Bota Sot
Shqiptarët dhe shqipfolësit

Opinione

Shqiptarët dhe shqipfolësit

Nga: Gani Mehmetaj Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:31
Gani Mehmetaj

Ka kohë që në medie e në debate të ndryshme, madje edhe në nivele të larta shtetërore (sot e dëgjova nga kryeministri i Shqipërisë), në vend të emërtimit shqiptarë etnik, përdorët në mënyrë të çoroditur shqipfolës. Ndërkaq, me këtë duan ta bëjnë ndarjen e shqiptarëve (shtetasve shqiptarë) nga shqiptarët etnikë jashtë Shqipërisë londineze.

Nuk ka shqipfolës, ata janë shqiptarë etnike të shtetit të Dardanisë (mbi 98 për qind), të territoreve etnike në Maqedoni (mbi 40 për qind), Mal të Zi, Çamëri (Greqi) apo në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, ose nuk janë shqiptarë. Shqipfolës mund të jenë ata që flasin a dinë shqip, ndërsa mund ta ndjejnë vetën kinezë, afrikanë, turq, anglezë etj.

Edhe pse ata që e përdorin këtë emërtim të gabuar nuk e dinë se vjen nga ndikimi i emërtimit frëngjishtfolës, kur mendohet për kanadezët që flasin e shkruajnë në gjuhën frënge, a anglishtfolës, prapë për kanadezët që duan t’i dallojnë nga anglezët e kontinentit apo amerikanët e SHBA-s.

Shqiptarët këndej dhe andej Drinit kanë një tërësi territoriale-gjeografike, kanë një gjuhë, histori, kulturë e traditë të përbashkët, por janë të copëtuar në pesë shtete. Prandaj nuk mund t’i ndash në shqiptarë dhe në shqipfolës.

Shumica e bëjnë nga mosdija, të tjerët nga ligësia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat