Propaganda! - Bota Sot
Propaganda!

Opinione

Propaganda!

Nga: Afrim Ramadani Më: 12 korrik 2020 Në ora: 09:12
Afrim Ramadani

Pa-pa-pa, prapësht! Pakordinuar, padisiplinë, pabesë, pagojë, paoxhak,…,pazot! Patëm prag, patëm plisa, por pordhëm. Pse? Po, paditur, pashkollë, paarsimuar, paatdhe,  paajër, paderë, …,pa pantallona.

Prejse plutokratët, pushtetplotët, padronët, padishahët, pamëshirshëm, përshkardhën popullin, poshtërueshëm përfundoj pre.

Pyes! Paçka pse pyes?

Plejadë “prozatorësh”, “profesorësh”, “poetësh”, poetucësh, “pilotësh”, “patriotësh”, projektojnë projekte plot puro - por postiçeve.

Përallisem, perifrazoj! Paraqitem poetik, polisemik, panoramik,…,polemizues. Po, po, portretizoj pike për pike!

Përderisa politikanët, parazitët, pizevengët, padjersë, pamerituar, pafre, pamasë, pallojnë pastërma pastiçerive, pres pabukë, pabujë, pafuqi, pashpresë, pak pilaf, pak papare, pak pogaçe, pak paçamur,...,pak përshesh.

Pikëllohem, pihem,…,pleksem. Pësoj! Posaqë pipiruqet, pilivesat piliherdhe, paburra, pabojë, pacipë, përdhosen plazheve, përballë, pafjalë pleshtohen, plevitosen  pleqtë. Plaken plot peripeci, pa pension, pakrehur, pakujdesur, periferive prej pocaqisë. Pësojnë pamiq, pagjind, pakend, plehurishtave prej pneunemisë.

Pornografi! Prostitutat pupullake, prore provokojnë pushtetmbajtësit, puthadorët, pastaj padert, pushtërisht, pijetroreve pinë ponç, plus puthin pijanecët. Putanat, prapanicat, piset, plotgojat, pa pelena, paana,…, pafe. Paturpësi, palavi!

Pagunët, paide, pahekurrosur, pagjasë, pahair, pajetë…paken. Pelin!

Paçariz! Psherëtij! Pëshpëris pikërënë! Peshqit pasivisht presin peshkngrënësit, peshkaqenët,...,peshkatoret.  Po, po, porsi pelte!

Porropi! Prapanikët, patricët, piratët, prestidigjitatorët, poende panterët, palaçot, papagajtë, pallaveshët, pretendojnë piedestalin, por pafat, prekin preshin!

Pranverë! Pahiri, padashur, paqohem, pillohem, parfumosem,..,pispillohen! Pa pretekst, parakaloj para parlamentit! Pastërvitur, pa pararojë, pa policë, pa pancirë, pa parmakë, pa platformë, pa prijës, pa president,...,pa popull!

Pallë! Pafundësisht pallavra! Pacifizëm, polifoni,...,pingpong pafund! Pesimizëm! Pezmatohem, përdatem! Pakënaqësi!

Pompozitet,! Parashikoj prapaskenë! Propozoj peticion!

Pështirosem, përkeqem, prapësohem, përbetohem, pëlcas,…, pëllas!

Pickoni, përanditni, përkulni, përzini padert, pionierët, picirrukët! Poshtëroni, përulni, përqeshni, paçavuret, përdalat. Pështyni paedukatë, pseudoatdhetarët, pseudosemokratët, pseudofilozofët, pseudoshkrimtarët pseudoshkencëtarët,..., pseudoasnjënësit.

Prijni puçista!Pulsoni! Përdorni presionin, përdorni pushkaliqet, presat,  përdorni pinjajtë, përdorni përboçat.

Përbaltni, përlloçni,...,përplasni përdhe, pafytyrët.

Pluhurosni paemërin, padukurin, plotgojën.

Përçudnoni, përvëloni, përzhitni përbindshat. Pushtoni, përmbysni, pllakosni,...,përmutni plaçkatarët.    

Po, po pshurni plehrat!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat