Nuk akuzohet UÇK-ja, por individët

Opinione

Nuk akuzohet UÇK-ja, por individët

Skender Musliu Nga Skender Musliu Më 12 korrik 2020 Në ora: 17:08
Hashim Thaçi

Të mërkurën e kaluar, me 8 Korrik 2020, në faqen e tij në facebook z. Thaqi lajmëroi opinionin se ka marrë ftesër nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar. Me kërtë rast ai, përveç tjerash, tha se unë dhe bashkluftarët e mi me dinjitet dhe integritet do të ballafaqohemi me drejtësinë ndërkombëtare. Mirërpo, me këtë rast, duhet theksuar se nuk qëndron fakti se Thaqi dhe bashkluftarët e tij do të përballen me drejtësinë ndërkombëtare, sepse Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, nuk është dhe nuk konsiderohet si Gjykatë Ndërkombëtare.

Nuk duhet harruar se këtë Gjykatë e ka formuar Parlamenti i Kosovës, me 3 Gusht të vitit 2015, kur ndryshoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke krijuar bazën ligjore për nxjerrjen e Ligjit mbi Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. Edhe pse kjo Gjykatë vendndodhjen e ka në Hagë dhe komplet stafi i gjyqtarëve dhe prokurorëve janë me nacionalitet të huaj, ajo konsiderohet dhe është pjesë integrale e drejtësisë së Kosovës dhe aplikon ligjet e Kosovës.

Po ashtu si rezultat i formimit të kësaj Gjykate ishte dështimi i drejtësisë në Kosovë gjatë mandatit të UNMIK-ut dhe të EULEX-it, sepse nxorri në pah pengimin dhe ndikimin e madh të politikanëve në proçeset gjyqësore.

Kur është formuar kjo Gjykatë, politikanët kosovar menduan se ky është vetëm një akt politik dhe aty do të përfundojë puna, kurse nuk kanë menduar aspak për pasojat eventuale juridike dhe harruan se kjo Europë është po ajo e cila coptoi trojet shqiptare. Mirëpo si po duket politikanët tanë kanë patur tjetër prioritet, korrupsionin, grabitjen e pasurisë publike dhe krimin e organizuar.

Vlenë të theksohet se Serbia kishte formuar Prokurorinë Speciale të Serbisë për krimet e luftës, jo se kjo prokurori kishte ndonjë sukses, por në momentin kur u formuar kishte jehonë pozitive propagantuese në arenën ndërkombëtare duke i treguar botës kinse Serbia do t’i dënojë kriminelët e luftës.

Dr. Ibrahim Rugova që në vitin 2004 kishte propozuar formimin e një Prokurorie Speciale vendore që do të merrej me krimet e pretenduara, sepse Serbia tani më e kishte bërë këtë. Prandaj sikurse Kosova t’a kishte formuar një Prokurori të tillë aso kohe, sigurisht se sot nuk do t’a kishim Gjykatën Speciale.

Ky ka qenë një gabim dhe papërgjegjshmëri e politikanëve të kohës, që ende, po ata janë në skenën politike, sepse nuk kishin vizion dhe strategji për shtetformim.

Duke konsideruar parimin e prezumimit të pafajsisë deri në një Aktgjykim të formë së prerë, të gjithë të akuzuarit e supozuar janë të pafajshëm dhe duhet të mbrohen dhe t’a dëshmojnë pafajsinë e tyre para Gjykatës.

Edhe pse në mesin e të akuzuarve të pretenduar ka edhe pjesëtar të UÇK-ës, në asnjë rast nuk duhet të instrumentalizohet UÇK-ja për qëllime individuale, sepse UÇK-ja janë dëshmorët, invalidët e luftës, luftarët e lirisë si dhe populli, e jo individët.

Ditëve të fundit, para shkuarjes në Hagë, Hashim Thaqi ka bërë shumë vizita nëpër familjet e dëshmorëve si dhe varrezave të tyre. Këto vizita janë shumë të vonuara, sepse një person që ka ndërtuar karrierën e tij politike duke u thirrur në UÇK-ën, është dashur që në mënyrë të vazhueshme t’a bëjë këtë, sepse kemi shumë veteran të luftës që kanë bërë vetvrasje nga papunsia dhe varfëria, të tjerët kanë lëshuar Kosovën për një kafshatë bukë, kurse « komandantët » kanë bërë pasuri marramendëse në kurriz të dëshmorëve dhe luftarëve të vërtetë të lirisë.

Po ashtu duhet theksuar se Hashim Thaqi dhe të gjithë të akuzuarit tjerë të pretenduar nuk shkojnë në Hagë për t’a mbrojtur luftën e UÇK-ës,sepse ajo nuk është e akuzuar, por për t’a mbrojtur secili veten e vet nga akuzat joefektive të pretenduara, sepse Lufta e UÇK-ës është e pastër si loti, dhe sikur të mos kishte qenë luftë e drejtë kundër një okupatori të egër, as NATO-ja nuk do të kishte intervenuar për çlirimin e Kosovës.

Prandaj nuk duhet bërë amalgam mes UÇK-ës dhe personave që eventualisht mund të kenë përgjegjësi individuale për aktet e tyre, sepse nuk akuzohet UÇK-ja, madje asnjë formacion i saj, por individë të caktuar për të cilët ka dyshime.

Duke marrë parasysh akuzat e pretenduara ndaj Hashim Thaqit, të cilat janë ndër veprat më të rënda penale, ai është dashur të jep dorëheqje nga posti i presidentit para se të shkoj në Hagë, sepse kush i garanton se pas intervestimit do të kthehet në Prishtinë ?!

Në kushtet dhe rrethanat aktuale, Hashim Thaqi do të duhej të ishte i sinqertë ndaj situatës dhe popullit, sepse nuk është koha për kalkulime dhe lojra politike, çdo tentim i tij në ndërhyrjen e proçeseve politike do të ishte i dëmshëm dhe kontraproduktive për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat