Me shkas

Opinione

Me shkas

Nga: Reshat Nurboja Më: 24 korrik 2020 Në ora: 16:37
Reshat Nurboja

Dikur kompania “BRAÇA KARIÇ” ka qenë përfaqësuese e biznesit ilegal së regjimit të Millosheviqit e të mafisë ekonomike në Serbi e Kosovë e cila ka marrë pergjegjsinë për mbajtjen e qarkullimin e parave të vjedhura nga shteti... Kuptohet, kompania "Braça Kariç" i ka pasur fitimet e saja milioneshe nga miliarda dollarë të vjedhura nga udhëheqëit më të lart shtetror...Por fati, fundi i kësaj kompanie sikurse të gjitha kompanive të tilla historikisht është i ditur... Nuk është mençuri e as aftësi biznisore e njerëzore të jesh argatë apo “gardian” i parave të vjedhura të popullit pa marrë parasysh perfitimeve milionëshe...!

Por prapseprap, nuk duhet akuzuar pronarët e kompanitë e tilla se ata janë vetem argatë milioner e filiala publike të mafisë shterore politike e shoqërore... Hajnat e shefat e vertetë dihen edhe pse fshihen pas emrit të atyre bizneseve.. Hajnat nuk janë ata dhe aty ku trumbetohet, janë në nivelet më të larta shtetore, në institucione, polici e gjyqësi...Të tillë, nuk janë miliona njerëz, nuk janë as të gjithë zyrtarët në administratën shtetrore por janë vetem disa qindra nga të cilët vetëm 4 - 5 prej tyre janë "kumbarë" të mafisë shtetrore, gjegjësisht, "pronarë të shtetit e popullit të Kosovës, kuptohet, pa serb se ata shefat i kanë në Serbi por biznesin, hajnin e shkatrrimin e Kosovës e kanë të përbashkët...! Edhepse po i emertoj si Mafi, nuk janë të tillë, se mafiozet kanë kreativitet, guxim dhe një kod të vetin etik... Hajnat e shtetit të Kosovës janë të mjerë e me karakter zhnj, se i vjedhin paratë që populli iu ka besu me i ruajtë dhe shpenzu në interes të pergjithshëm e me qellim të zhvillimit të shtetit e rritjës së mirëqeniës sociale të popullit...Në hajni të nivelit të tillë “zhnj”, nuk ka aty ndonjë kreativitet, mençuri apo aftësi por vetëm paskrupullitet e pamoralitet të skajshëm njerëzor e shtetror...Qendroj prapa vlerësimit tim këta hajna nuk janë fajtorë, se të tillë janë...

Janë hajna, atë zanat kanë, me vjedh, diçka tjetër nuk dijnë... Për ketë arsye për të gjitha hajnitë e të kqiat të tjera që po i ndodhin shtetit dhe popullit të Kosovë, nuk janë fajtor hajnat e tillë, fajtor është populli, shoqëria që heshtë e i frikësohet disa dhjetra mafiozëve që janë duke e shkatrruar shtetin të cilin ky popull e ka pritur më shumë se dy mijë vjet e për të cilin shtet kanë paguar me milion tonë gjakë të heronjëve, martirëve, të fëmijëve e grave ndër vite e shekuj... Mjerim shoqëror, njerëzor e shtetror...! Deri kur kështu, ketë populli vendos...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat