Pse po hesht Albin Kurti?

Opinione

Pse po hesht Albin Kurti?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 korrik 2020 Në ora: 14:08
Albin Kurti

Si asnjëherë më parë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka ran ë një litargji, një heshtje pothuaje totale, me përjashtime të rralla. Duke njohur potencën dhe angazhimet e tija të shumta, të pandalshme, duket krejtësisht e habitshme kjo heshtje e liderit të VV-së, Albin Kurti. Qysh kur nisi mocionin ndaj qeverisë Kurti ishin të shumtë ata që mendonins e Albini nuk do e lështonte pushtetinkaq kolaj, me pretendimet se po “ i vidhet fitorja”. Mirëpo, Albini nuk rezistoi, u largua paqësisht, dhe nga atëherë shihet shumë rrallë në jetën publike politike. Edhe statuset në fb i ka të rralla.Ky nuk është Albini që kemi njohur, diçka ka ndryshuar tek Albini, dhe jo pak. Albini mbeti po ai rrebeli anti system, edhe në burgjet serbe nuk ndryshoi, asnjëherë nuk ndryshoi, gjithnjë mospajtues ndaj asaj që e konsideronte jo të drejtë, si shpejgohet pra që tani nuk është si dikur, këtë askush nuk e thotë me siguri. Albini e ka për borxh të shpejgohet, para mbështetësve të tij përse kjo heshje, çfarë fshihet pas gjithë kësaj. Sigurisht për qeverinë Hoti heshtja e Albinit është në favor të saj, por jo edhe tek mbështetësit e Albinit. Koha ecën dhe Albini rri në heshtje, mbase popret të përfundojë Covid 19 të organizojë ndonjë protest, këtë askush nuk e di me siguri. Të gjitha mbesin në suazave të hamendësimeve, si rrejdhojë e heshtjës së Albinit, heshtje që askush nuk di ta shpjegojë me saktësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat