Kristina katolike dhe Gazmendi mysliman, sfiduan dallimet për të kaluar jetën së bashku, si burrë e grua

Opinione

Kristina katolike dhe Gazmendi mysliman, sfiduan dallimet për të kaluar jetën së bashku, si burrë e grua

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 korrik 2020 Në ora: 14:50
Familja Bytyqi nga Ferizaj

Ndër vyrtytet më të mëdha të popullit shqiptar, është edhe bashkëjetesa, harmonia fetare, si vlera që na ka lakmi e gjithë bota. Njëri ndër rastet më të veçanta, është edhe rasti i familjës Bytyqi nga Ferizaj. Kristina Gashi-Byqyti me përkatësi fetare katolike, është e martuar me Gazmend Bytyqin të  besimit islam, por kjo siç shprehet Kristina “ nuk ndikon aspak në harmoninë tonë familjare, pasi që ne jemi shqiptarë, pastaj i takojmë komuniteteve të ndryshme. Qëllimi ynë është të kontribojmë në edukimin e fëmijëve tanë, që ata të rritën në frymën e atdhedashurisë dhe të bëhen qytetarë aktiv në të mirën e vendit tone” Kristina dhe Gazmendi jenë të martuar që 19 vite, dhe kanë katër fëmijë të mrekullueshëm, tri vajza dhe një djalë.. Karaktëristikë e kësaj familje shqiptare nga Ferizaj ka të bëjë më kuptimësin e vlerave, divergjencave fetare në funksion të ndërtimit në formimin e personalitetit të fëmijëve. Ofrimi i dashurisë për fëmijët, kujdesit dhe motivimi i vazhdueshëm, i bën ata të kenë vetbesim, bëhen më të dashur dhe të gatshëm për sfidat e jetës. Për më tepër “ Ata respektojnë padallime dhe shpesh shprehen se ndihen të previligjuar dhe janë të lumtur që festojnë shumë festa” deklaron ndër të tjera Kristina, e cila është edhe mësimdhënëse dhe Kryueses e Kuvendit Komunal në Ferizaj. Këto vlera duket se janë të trashëguara nga populli shqiptar, i cili shquhet për bashkjetesë ndërfetare qysh nga kohërat e hershme të historisë sonë kombëtare. Në familjën Byqyti shprehen se  “Gjithmonë kemi festuar bashkë festat tona, edhe të komunitetit musliman edhe të komunitetit katolik, por mbi të gjitha ka qenë kombi, dashuria për atdheun tonë. Andaj, mesazhi ynë është të kontribojmë në familjet tona në edukim, frymë të qytetarisë dhe atdhedashurisë. Po e përmbyll me thënien së poetit At Gjergj Fishta: "Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë"

Ky është një rast për tu marrur shembull, ku dashuria për Zotin, Atdheun dhe njëri tjetrin shuan dallimet, duke i konvertuar ato në funksion të begatimit dhe harmonisë familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat