Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, më shumë humor dhe tallje me Hysenin e Hotin se sa për të zgjedhë çështjen; Kosovë -Serbi - Bota Sot
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, më shumë humor dhe tallje me Hysenin e Hotin se sa për të zgjedhë çështjen; Kosovë -Serbi

Opinione

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, më shumë humor dhe tallje me Hysenin e Hotin se sa për të zgjedhë çështjen; Kosovë -Serbi

Nga: Ragip Guraziu Më: 8 gusht 2020 Në ora: 10:23
Ragip Guraziu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se heqja e masave të reciprocitetit krijon hapësirë për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se po e pret ardhjen e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi. Vuçiq po ashtu tha se ka hequr dorë, nga siç u shpreh ai, nismat e mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe është duke pritur propozimin.

Dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë që nga nëntori i vitit 2018 kur qeveria e Kosovës vendosi tarifë 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Që nga ajo kohë asnjë takim kokë më kokë, ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë për dialogun nuk është zhvilluar. Takimi i mbrëmshëm i Presidentit Thaçi me Presidentin e Serbisë, Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, shënon një kthesë në dialog, sidomos pas angazhimit të drejtpërdrejt amerikan në këtë proces. Shtetet e Bashkuara dhe i ngarkuari i tyre për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve. Një për rivendosjen e linjës ajrore, Beograd-Prishtinë dhe atë për hekurudhat.

Në anën tjetër thuhet;  Vjen një “goditje” nga Amerika për Serbinë: Pranojeni këtë fakt të pakthyeshëm për Kosovën!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ia ka kujtuar Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe se ajo nuk mund të kontrollojë fatin e vendit tonë

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka folur sërish për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ia ka kujtuar Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe se ajo nuk mund të kontrollojë fatin e vendit tonë.

Profesori amerikan ka ftuar Serbinë që të hyjë në dialog kuptimplotë, pasi sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër praktike për normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve.

“Serbia duhet të pranojë se nuk mund ta kontrollojë fatin e Kosovës. Kosova është dhe do të mbetet një vend i pavarur. Serbia duhet të përballet me këtë fakt të pakthyeshëm dhe të hyjë në një dialog kuptimplotë, për të cilin të dyja palët duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje thjesht sepse nuk ka alternativë tjetër praktike”, ka deklaruar Ben-Meir në një shkrim në rrjetet sociale.

Sipas tij, dialogu do të ketë sukses, vetëm nëse të dyja vendet janë të gatshme për të bërë lëshime të nevojshme.

“Nëse të dyja palët janë të gatshme për të bërë lëshimet e nevojshme, ato do të kenë sukses. Ajo që duhet është guximi, guximi është ai që duhet të shfaq që lidershipi në të dy anët. Ora bën thirrje që udhëheqësit të ngrihen mbi grindjen dhe të zotohen në këtë kuptim të kësaj rasti të rëndësishëm për të filluar një kapitull të ri”, ka thënë më tej Alon Ben-Meir.

Ai ka kritikuar edhe politikanët e Kosovës për korrupsionin, duke thënë se shteti nuk duhet të dështojë për shkak të tyre.

“Pavarësia e Kosovës u njoh nga SHBA-të dhe vendet kryesore të BE-së. Kosova është një projekt perëndimor dhe nuk duhet ta lejojmë atë të dështojë, por gjithashtu duhet të vëzhgojmë politikanët e korruptuar në Kosovë dhe t'i mbajmë ata përgjegjës”, ka shtuar eksperti amerikan.

Në anën tjetër, Selim Selimi i AAK’së në Frontal të T7 thotë se kanë pasur disa probleme brenda koalicionit qeverisës, që kanë nisur nga vizita e kryeministrit Avdullah Hoti në Bruksel, ku u takuar me Presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kishte udhëtuar me Hotin në Bruksel, por nuk ishte pjesëmarrës në takim, pasi sipas tij, kryeministri zgjodhi që përballë Vuciqit të dalë me shefen e kabinetit të tij, Ardita Dushin.

“Ne duhet të jemi në dialog. Për çështje ekzekutive e kam shef Hotin, por jam i emëruar i Haradinajt për ta informuar për rrjedhjen e dialogut. Mos prezenca më privon nga informatat për dialogun”, ka thënë ai.

“Me të shkuar atje, ne punuam në pozicionet që ne i kemi. Në bazë të BE’së, takimi ka qenë 1+1. Termet e pjesëmarrjes në dialog i përcakton pala. Vuçiq e ka marrë një person që ka qenë i angazhuar në minimin e ekzistencës tonë. Nga ana jonë, edhe unë edhe përfaqësuesja e Nismës është dashur të jemi atu, Selim Selimi.

Cila është e vërteta këtu?!

Derisa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se heqja e masave të reciprocitetit krijon hapësirë për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se po e pret ardhjen e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi. Vuçiq po ashtu tha se ka hequr dorë, nga siç u shpreh ai, nismat e mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe është duke pritur propozimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat