Më mirë më shajë vendçe 

Opinione

Më mirë më shajë vendçe 

Nga: Gani Mehmetaj Më: 8 shtator 2020 Në ora: 17:41
Gani Mehmetaj

Miku im Emin Azemi. Prej vdekjes se Ibrahim Rugovës nuk kam pasur fjalë miradije për asnjërin president të Dardanisë dhe për asnjë kryeministër a qeveri.  Ministrat e qeveritë më kanë përplasur nëpër gjyqe me shpifje staliniste.  Prokurorët dhe gjyqtarët e kriminalizuar me zvarritën me vjet dhe nuk gjetën asgjë kundër meje. 

 Asnjë gazetar a publicist nuk ka qenë më kritikë ndaj qeverive dhe partive politike, pak kush ka kritikuar vrasjet politike, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nuk dua të bëhem as viktimë as hero se si me kanë kërcënuar, por besomë se ma kanë nxirë jetën. 

Postet profesionale që i kam ushtruar një jetë të tërë ishte merita ime, nuk e falënderoj asnjë subjekt politik dhe asnjë pushtet. Jam krenar me karakterin tim. 

Ti e di këtë fare mirë, sepse me ke përgëzuar disa herë. 

Por kësaj here e hëngre gjuhën më dhëmbë kur të erdhi të ma shash nanën, prandaj e zëvendësove me "servil i pushteti", që ishte e njëjta gjë. Ma shave nanën me shpifje, në vend se të më shaje vendçe. 

Me mllefose me gjuhën denigruese: e lavdëroje armikun, që ta fundosje bashkëkombësin tënd, kryeministër, ashtu si me mllefos  jo gjuha prej rrugaçi e serbit Gjuriq, që e fyu serbqe Hotin, por gazetat tona që e bartën fjalorin e tij prej rrugaçi, vetëm pse donin ta fyenin kryeministrin. Një gjuhë e tillë është poshtëruese jo për serbin Gjuriq, por për mediet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat