Vitiasit të pikëlluar për lajmin e trishtë të vdekjes së Prof. Ramadan Musliut!

Opinione

Vitiasit të pikëlluar për lajmin e trishtë të vdekjes së Prof. Ramadan Musliut!

Prof. Nijazi Halili Nga Prof. Nijazi Halili Më 22 tetor 2020 Në ora: 12:55

Ramadan Musliu ishte poet, gazetar dhe studiues i lindur në Beguncë të komunës Vitisë, më 31 maj 1954 dhe jeton në Prishtinë Kosovë. Studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare. Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët.

Jeta profesionale, 1977 - 1980 Ramadan Musliu, fillimisht punoi arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore që quhej "Boro e Ramizi", kurse tani "Kuvendi i Lezhës".

Gjatë viteve 1981 - 1993 punoi si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja (gazetë) të Prishtinës dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë "Fjala" të Prishtinës.

Gjatë viteve  1993 - 2004 punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes "Rilindja", botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese "Eurorilindja".

Me 2003 - 2004 ishte Drejtoi revistën letrare "Kalendari letrar".

Në periudhën kohore 2004 - 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

2008 - 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës.

Ishte botues i pesë libra me studime dhe kritikë letrare:

1990 - "Mbindërtimi poetik", Prishtinë;

1998 - "Konfiguracione narrative", Tiranë;

2005 - "Estetikja e dallueshme", Prishtinë;

2010 - "Ekskurs në letërsinë për fëmijë", Shkup;

2012 - "Tangjenta letrare", Prishtinë;

1997 - "Vetëripërtëritja e totalitarizmit", Tiranë, libër publicistik Krijimtaria

Autor i pesë librave me poezi:

1981 "Parodia e trupiut", Prishtinë;

1985 "Shqisa e gjashtë", Prishtinë;

1987 "Pasqyra e të rrëfyerit", Prishtinë,

1996 "Kënga e sibilave", Tiranë,

2004 "Në zemrën e gjërave", Prishtinë.

Krejt për fund sot morëm lajmin të trisht për  vdekjes e tij, me 22 tetor 2020 në Prishtinë, i cili do mbetet kujtim dhe i paharruar  për punë dhe veprimtarin e tij, të pavdekshme.

Preu i qete miku im Prof. Ramadan Musliu!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat