Kosovës i duhet një riorganizim i ri i pushtetit komunal

Opinione

Kosovës i duhet një riorganizim i ri i pushtetit komunal

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 27 tetor 2020 Në ora: 09:20
Muhamet Kelmendi

Në kuadër të riorganizimit të pushtetit lokal në Kosovë dhe që të kemi funksionalizim më të mirë të pushtetit lokal kërkohet domosdo të bëhet një riorganizim i ri i tërë vendit nëpër bashkësi. Në këtë riorganizim bazë duhet të jetë jo ndarja në pushtete të copëtuara komunale dhe ndonjë pushtet i ri sikundër po diskutohet me Asociacionin serb, por duhen që të kemi një bashkim të komunave në kuader të bashkësisë së komunave.

Ky riorganizim është shumë i domosdoshëm kryesisht për faktin se funksionalizohet pushteti lokal dhe nuk krijojmë hargjimë të shumëfishta të shtetit të varfër të Kosovës. Kryesisht kishin me qenë 7 bashkësi të komunave në tërë hapësiren e Kosovës. Kështu do të reduktoheshin komunat e shumta dhe tipike jo funksionale në Kosovë dhe natyrisht me atë do të ndalej copëtimi i Kosovës që me Asociacionin do të bëhet realitet.

Këndej duhet të formohen këto bashkësi të komunave:

1. Bashkësia e Prishtinës duke përfshirë tërë Prishtinen që do të ndahej në disa komuna, pastaj Fushë Kosoven, Lipjanin, Obiliqin, Graqanicen dhe Podujeven, kuptohet me një Ansamble të Bashkësisë;

2. Bashkësia e Mitrovices, duke e përfshirë Leposaviqin, Zubin Potokin, Zveqanin, Mitrovicen, të dyja të ndara në disa komuna, Vushtrin, të ndarë në dy a tri komuna, Drenasin dhe Skënderajin, me një Ansamble të Bashkësisë.

3. Bashkësia e Pejës, duke e përfshirë Pejën të ndarë në disa komuna, Istogun, Klinen dhe Deçanin, me një Ansamble të Bashkësisë;

4. Bashkësia e Gjakoves, duke e përfshirë Gjakoven të ndarë në dy a tri komuna, Junikun dhe Malisheven, me një Ansamble të Bashkësisë;

5. Bashkësinë e Prizrenit, duke e përfshirë Prizrenin e ndarë në tri a katër komuna, sikundër edhe Dragashin, Rahovecin dhe Suharekën, me një Ansambe të Bashkësisë;

6. Bashkësia e Ferizajit, duke e përfshirë Ferizajin të ndarë në disa komuna, pastaj Hanin e Elezit, Shtërpcen, Shtimjen dhe Kllokotin e Vitinë, me nje Ansamble të Bashkësisë dhe

7. Bashkësia e Gjilanit, duke e përfshirë Gjilanin të ndarë në disa komuna, pastaj Artanen, Parteshin dhe Ranillukin, me një Ansamble të Bashkësisë. Ky riorganizim e funksionalizon shtetin dhe e redukton shumë administratën e vendit, duke ndikuar edhe në krijimin e kushteve që Kosova mos të ndahet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat