Lushtaku për kanosje dënohet me 2 mijë euro, qytetari i zakonshëm për 10 euro ryshfet dënohet me gjashtë muaj burg me kusht

Opinione

Lushtaku për kanosje dënohet me 2 mijë euro, qytetari i zakonshëm për 10 euro ryshfet dënohet me gjashtë muaj burg me kusht

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 tetor 2020 Në ora: 20:40
Sami Lushtaku

Edhe një herë sistemi gjyqësor, përkatësisht Gjykata ra nën ndikimin e të fortëve. Se Gjykata s’ka guxim t’i dënoj të fortit, e dëshmon edhe rasti i fundit. Gjykata dënoi Sami Lushtakun me 2 mijë euro gjobë për kanosje, për të cilën edhe vet Samiu e kishte pranuar.

Menjëherë pas kanosjes së Samiut me telefon që i bëri një avokati për shkrimet e tija, personi në fjalë është kërcënuar, është gjuajtur me armë, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Një dënim i tillë është qesharak, aq sa shpërfaq edhe një herë dështimin e thellë të gjyqësorit në Kosovë. Pikërisht dështimi i gjyqësorit është një ndër fajtorët që Kosovës nuk i liberalizohen vizat. Nuk mund t’i hapen vizat Kosovës derisa ligjin e bëjnë jo prokurorët e pakorruptuar, por ata që janë nën ndikim të politikës, që i shërbejnë asaj.

Paramendoni nëse në një rast të tillë, po të ishte një qytetar i zakonshëm i Kosovës, a thua do tregohej gjykata kaq bujare me të?

Sigurisht se jo. Kemi plotë raste ku qytetarët e zakonshëm për 20 euro që kanë provuar të japin ryshfet janë dënuar më shumë se rasti i kanosjes së një personi. Këtu drejtësia ka shkuar për lesh, qysh moti.

Nëse një ditë, edhe pse vështirë të ndodh, vjen demokracia e vërtete në këtë vend, me drejtësinë në duart e njerëzve të ndershëm , të pakorruptuar, dhe me integritet të lartë, të parët që do të hetohen janë ata gjyqtarë që kanë dhënë vendime të tilla skandaloze, si hapi i parë që këtu të filloj një epokë ndryshe.

Nuk dihet se kur do të vjen ajo ditë, apo s’do të vjen fare, pro nëse vjen, secili duhet të jap llogari për dëmin që i ka bërë këtij vendi. Edhe gjygjtarët nuk duhet të amnistohen, ata që i kanë shërbyer politikës, dhe jo ligjit dhe drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat