Të paarsyeshëm, joprofesionalë dhe tendenciozë me egot e tyre të vetëquajturit analistë

Opinione

Të paarsyeshëm, joprofesionalë dhe tendenciozë me egot e tyre të vetëquajturit analistë

Nga: Sami Arifi Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 18:10
Sami Arifi

Pas prononcimit, në TV Dukagjin, të Vjosa Osmanit e nominuar për presidente të Kosovës dhe Albin Kurtit i nominuar për kryeministër të Kosovës nga partitë e tyre, shpërthyen mjetet që pa asnjë arsye tentuan ta arsyetojnë qëllimin e tyre personal në shumicën e medieve televizive private të shtetit të Kosovës.

Para se me hy në detaje të sqarimit për disa të ashtquajturit “analistë” të cilët me analizat e tyre demagogjike egoiste; shtrohet pyetja si financohen këto medie televizive private të ashtquajtura të “pavarura” të Kosovës me aq kapital të fuqishëm, kur dihet se çfarë shuma financiare duhet për medie të tilla televizive, duke marr në konsideratë RTK-në ç’probleme ka me financim, kur dihet se e financon shteti i Kosovës, meqë, është medium televiziv publik.

Një numër i këtyre medieve të ashtuqujtura të “pavarura”, si duket krejtësisht janë të varura dhe financohen në mënyrë legale nga ndonjë kastë pushtetarësh, prandaj edhe me çdo kusht pa asnjë arsye tjetër mbajnë anën e tyre duke u munduar, madje edhe duke imponuar vullnetin e tyre edhe qytetarëve që duhet votuar për këtë apo atë parti, varësisht ku ata i kanë interesat legale të tyre.

Në këto medie të tilla televizive një numër politikajsh merren në pyetje si të ishin para UDB-së e jo para analistëve në studio, meqë analistët duhet të kishin çasje në programe për prononcuesit që shpalosin programet e tyre.

Nëse prononcuesit ishin më parë në udhëheqje të shtetit t’ju bëhet një analizë, nga analistët, se sa për mandatin e tyre në të kaluarën kanë përmbush planet e tyre të premtuara më parë në fushata dhe çfarë ofron programi i tanishëm i tyre.

Një gjë e tillë këtyre të vetëquajturve “analistë madje edhe gazetarë” edhe se nuk kanë shkruar gjerë më tani asnjë artikull gazetaresk, po edhe nëse kanë shkruar janë shumë të pakta shkrimet e tyre.

Këtyre analistëve më shumë iu interesonte mbrëm për Albinin dhe Vjosën, ai ishin ata të ftuar në TV Dukagjini apo ata kishin bërë kërkesë për prononcim në këtë medie televizive.

Ata më tepër i mundonte pse nuk ishin si analistë të ftuar në TV Dukagjini, në prononcimin e Albinit dhe Vjosës, po ishin dy shokë të tyre njëri nga Shqipëria e tjetri nga Kosova, këta të vetëquajtur “analistë dhe gazetarë” shprehnin pretendimet demagogjike kinse na qenkan shumë të aftë dhe madhështor dhe se këta duhet të ishin aty.

Falë Zotit këtyre të vetëquajturve analistë as që iu venë veshin votuesi i Kosovës t’i dëgjoj, meqë ai (votuesi) është në gjendje të vrenë të mirët që i shërbejnë shtetit, prandaj, votuesi kënd ta votojë e ka ndarë vetë mendjen.

Ja çfarë të vetëquajtur “analistë” na solli gjerë më tani shteti i Kosovës, në vend se të nxjerrte analistë dhe gazetarë të arsyeshëm dhe profesional që vërtetë do t’i shërbenin shtetit të Kosovës dhe do të ishin zëri i arsyes së qytetarëve të republikës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat