Debatet politike në TV me truqet manipulative të Shopenhauerit

Opinione

Debatet politike në TV me truqet manipulative të Shopenhauerit

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 9 prill 2021 Në ora: 08:19
Ruzhdi Peçani

Komunikimi është themeli i të gjitha veprimeve njerëzore. Ky paraqet vënien e raportit me të tjerët për të realizuar qëllimin. Komunikimi, po edhe kur zhvillohet një debat ka rëndësinë e vënies së raportit me opinionin, me rrethin, po edhe më i rëndësishëm është kur një rreth apo opinion i gjerë është në krizë.

Përse komunikojmë, bëhen debate? Dhe si të komunikojmë në një debat? A është komunikimi instinkt apo intutiv, apo mësohet? A ekziston dallimi  mes mënyrës se si komunikojmë, me njerëzit që na rrethojnë, personave të afërm dhe rrethit profesional? A duhet menduar si të vendosim një komunikim të mirëfilltë me rrethin dhe opinionin? Si të ndërtojmë imazhin dhe të përvetësojmë dhe ndërtojmë besimin nga opinioni publik? Të gjitha këto janë pyetje me të cilat merren disa shkenca, dhe nga to ajo e veçanta Komunikologjia, teoria e mediave.

E ditur është, se në jetë nuk fiton gjithherë ai i cili më së tepërmi meriton, po dhe dialogun apo debatin nuk e fiton gjithherë ai i cili e meriton, po edhe debatin apo dialogun nuk e fitin ai i cili mban anën e drejtë. Faktorët që ndikojnë në këtë i kishte dhënë  Artur Shopenhauer në librin ”Dialektika Eristike”.

Debati apo dialogimi, si formë dhe mënyrë e përballjes dhe shkëmbimit të mendimeve, shërben për arritjen e një përfundimi apo konstatimi i cili u përgjigjet të gjitha palëve që marrin pjesë (situatave win-win) apo zgjerimit të largpamësisë të njërës apo tjetrës palë. Megjithatë, kishim mjaftë raste debate  në të cilat njëra palë bënë përpjekje që dosido të fitoj debatin, ta gjunjëzoj palën bashkëbiseduese, ngase më me interes është të fitoj dialogun apo debatin se gjithë të tjera që  theksohen.

Artur Shopenhauer kishte në dijeni, se debatin shpeshherë mund ta fitoj dhe ai që nuk mban anën e  drejtë , dhe për këtë shkroi “Dialektikën Eristike”, libër ky që përmes 38 truqeve shpjegon taktikat përmes të cilave mund të thyhet rezistenca e kundërshtarit, të fitosh apo të fitosh së paku mbështetjen dhe respektin e publikut apo arbitrit.

Shpjegohet se teksti dhe të folurit apo fjalët dhe faktet nuk janë gjithnjë që vendosin, se debati mund të mbaroj në dobinë tonë. Për këtë ishte i vetëdijshëm edhe autori i librit, kështu që të gjitha truqet nuk e bëjnë argumentimin të përsosur. Ky filozof gjerman propozon që duhet shikuar rrethanat, duke përdorur edhe dinakërinë.

Disa nga këshillat e tij janë:

1.         Po nuk është e mundur të atakohet argumenti i kundërshtarit ,atakohet personaliteti i tij.

2.         Të bërit e argumentit të kundërshtarit si të pakuptimtë duke e zgjeruar.

3.         Provokimi duke e bërë nervoz kundërshtarin.

4.         Konstatimet e kundërshtarit të karikohen, ashtu që të shkaktohen të qeshura.               

Në shembullin e parë dhe të tretë përdoren variacione të ndryshme të gabimit logjik argumentum ad hominem, kështu në vend të tezave të bashkëbiseduesit sulmohet bashkëbiseduesi direkt. Shembulli i dytë përmban gabimin logjik të përgjithësimit të tepruar. Të bërit e gabimeve të tilla logjike mund të përfitonte publikun, por mund të u kushtoj në rezultatin përfundimtar nëse arbitri heton se ju përdorni mjete që nuk lejohen në debat. Në debatet në TV, tek ne ,kryesisht në mungesë të tezave penalistët përdorin variacionin e parë dhe të tretë, duke sulmuar direkt personalitetin e bashkëbiseduesit.

Në mediet vizive në Kosovë, pothuaj në të gjitha, në skemën programore përmbajnë debate. Dhe këto debateve, në veçanti që u zhvilluan në 2020,ngase ishte klimë e volitshme për debate, kishim rënien e qeverisë, pastaj fushatën parazgjedhore dhe në 2021 zgjedhjet. Pra ishin dy sezone të frytshme për debate. Pyetje në vete është se çfarë u pa dhe çfarë përmbajtje kishin këto debate? Panelistët që merrnin pjesë, jo rrallë, prezantoheshin si “analist politik”, edhepse asnjëri nga ta nuk ishte – ishin gazetarë  analist. Të jesh analist politik do thotë të kesh ekspertizë për analitiken e organizimit dhe menaxhimit të aktiviteteve, personi të ketë njohuri të gjëra nga fusha politike, socio-ekonomike dhe shkencat humane.

 

Duhet veçuar tre nga TV, dhe atë RTK me moderatorin Ridvan Berisha i cili dinte dhe tu imponohej penalistëve me mendimet e veta ngase “ai i di të gjitha” dhe të shkonte edhe aq larg duke i dërguar “selame” edhe kryeministrit se “ Albin Kurtin nuk do ta thërras kurrë në debat”, pra këtë e bënë nga  TV Publik që financohet nga taksapaguesit – buxheti i Kosovës! Dhe për këtë u shpërblye me largim   nga RTK. Në Debat plus dhe Pressing, jo vetëm se nuk kishte debat të mirëfillët, po do dëgjonim dhe shihnim ngaherë komunikim jashtë irracionales me leksikun i fjalëve tw shëmtuara, me fyerje deri në përshkallëzim me kacafytje dhe largim nga debati.

 

Panelistët, në shumë raste, duke keqpërdorur studion kishin drejtuar dhe epitete dhe fjalë denigrimi ndaj opinionit publik – rasti drejtuar mërgatës sonë nga analisti Valon Syla.Analistë këta që kishin treguar se u mungojnë dhe nuk kanë arritur të mësojnë dhe përvetsojnë shkathtësitë e komunikimit të cilat avancojnë marrëdhëniet interpersonale duke rritur suksesin në profesionin dhe lëmin që merren. Shkathtësitë në marrëdhëniet me rrethin paraqesin kombinimin e shkathtësive interpersonale (aftësia e bashkëpunimit me grupin apo rrethin), si dhe shkathtësive intrapersonale (aftësia e menaxhimit  të qëndrimeve vetanake dhe emocioneve). Shkathtësitë në marrëdhëniet me njerëzit me rrethin apo grupin, paraqesin elementin thelbësor të suksesit. Në shumicën e kohës së debatit, këta analistë ishin në gjendje nervore ekscitimi.

Disa nga analitikët, që ishin “analitik militant” do e kishin shfrytëzuar dhe kishin parë se me fjalor denigrues mund të avancoheshin dhe të bëheshin deputet si Berat Buzhala dhe Ilir Mirena, që ishin, së fundi edhe Ardian Kastrati që shpërtheu edhe në rrjetet sociale, në mungesë të debatit. Duhet veçuar analistin Imer Mushkolaj dhe Fidan Rama që në raste po të bënin një rrëshqitje dhe kërkonin falje bashkëbiseduesve në studio. Tek këta mund të shihej ajo , dhe kur kishin argumentin në anën e vetë me kujdes dëgjonin bashkebiseduesit. Ngjashëm dhe Astrit Gashi.

Ne debatet e zhvilluara ishte e pamundur, që pas shkëmbimit të mendimeve, që arrihej apo nxirrej  një përfundim apo konstatim i cili mund tu përgjigjej të gjitha palëve që marrin pjesë në debat. Debati mes dy vetash, me mendime të kundërta, edhe mund të jetë nganjëherë produktiv me nxjerrjen e një konstatimi, në  kuptimin e korrigjimit të mendimeve dhe qëndrimeve. Megjithatë, çka nëse njëri nga bashkëbiseduesit ka në kokë vetëm qëllimin të fitoj ndaj kundërshtarit dhe ta dërmoj, pavarësisht çmimit dhe së vërtetës? Dhe kjo ndodhte në debatet.

Truket manipulative të Shopenhauerit që të fitohet debati patjetër

Pra këta janë shembujt që hasen në debatet politike në TV ku shohim se si “Dialektika Eristike” e Shopenhauerit mëson se si do dukej rrjedha e debatit po dhe peripecitë. Filozofi gjerman, Artur Shopenhauer përmes librit,  kishte treguar 38 truket manipulative se si bashkëbiseduesi të ketë të drejtën, kur edhe nuk e ka. Truket e përmendura Shopenhauer i kishte sqaruar por që nuk i kishte rekomanduar. Mund të jetë kjo edhe arsyeja se pse “Dialektika Eristike” edhe nuk është publikuar gjatë jetës së tij.

Që komunikimi në një debat të jetë produktiv, bashkëbiseduesit duhet të jenë të një niveli intelekti dhe njohurive, në të kundërtën debati apo bashkëbisedimi do rrjedhë në pakuptimësi, argumentet zëvendësojnë faktet. Dhe kjo na shtynë të bëjmë pyetjen, se a është më me rëndësi se çka themi apo me kë bëjmë debat?

Sipas Shopenhauer “Kush është i mençur, ai gjatë bisedimit më pak do mendoj se për çka flet, po më tepër për atë me të cilin bashkëbisedon. Po të mendoj kështu, mund të jetë i bindur se nuk do thotë asgjë për të cilën do pendohej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat