A do të jetë viti 2021 vit i shpresës për qytetarët e Kosovës?

Opinione

A do të jetë viti 2021 vit i shpresës për qytetarët e Kosovës?

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 maj 2021 Në ora: 10:04
Adem Bytyçi

Viti kaluar ishte vit i vujtjeve jo vetëm për shkak të pandemisë,  por edhe varfërisë dhe përplasjeve në mes forcave politike deri edhe në përleshje verbale dhe të gaqme edhe për betej tjera absurde për pushtet.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit dhe fitorës së koalicionit Vjosa -Kurti, u menduar se disi do të qetësohej jeta politike , do të përmirësohej jeta e qytetarëve dhe do të merrnin fund shumë të këqia të cilat deri tani e kishin ngulfat zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve ...

Jo ,përkundrazi lufta për pushtet e partive që i humben zgjedhjet nuk ka të ndalur për më keq mjetët të cilat i përdorin kundër pozitës nuk duken të jenë adekuate, demokratike dhe të bazuara në fakte reale me qëllim që të përmirësohen raportët në mes forcave politike në të mirën e vendit .

Vetëm një i vërbet mund të besojë se bashkëpunimi në mes pozitës dhe opozitës do të jetë i sinqert dhe i shëndetshëm  kur janë në pyetje intresat e vendit dhe e ardhmja e qytetarëve.

Divergjencatë janë aq të mëdha në mes Pozitës dhe opozitës në pêrzgjedhjen e mjetëve për t'i sjellë zhvillim vendit dhe për ta përmirësuar pozitën ndërkombêtare të shtetit, sa që nuk ka as edhe një fije shprese se këto dy forca politike kryesore në vend do të jenë në gjendje të gjejnë gjuhen e përbashkët edhe për qështjet më imediate për vendin...

Në këto kondita politike , ekonomike të mbrendëshme dhe ndërkombëtare, qofsha i gabuar , por  nuk do të kisha  thënë se ky vit do të jetë ai për tëcilin kanë shpresuar aq shumë qytetarët tanë veqanërisht shtresa më e përbuzur e shoqërisë son, e cilia qysh moti i lutet zotit në mungesë të pushtetit që të behet diqka mirë për ta , kësaj shtrese më shumë i kanë dalur dhe vazhdojnë t'i dalinë në ndihmë organizatat humanitare, se sa shteti siq është zgjedhja e problemëve të banimit dhe reduktimi i numrit të familjeve , të cilat jetojnë në varfëri ekstreme.

Shteti duhet të nxitijë , i ka të gjitha mundësit , obligimin , përgjegjësin dhe kapocitetet që sa më parë t'iau përmirësojë jetën qytetarëve të vetë , duke i'u krijuar kushte që të kenë mundësi të jetojnë normalisht në vendin e tyre ,pa u detyruar ta lëshojnë vendin për shkak të pa punësisë dhe varfërisë ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat