Urdhëratë e intelektualëve kryengritës shqiptarë gjatë viteve 1912-1913 për çlirimin e atdheut ishin të papërfillshëm nga disa prijës popullor!...

Opinione

Urdhëratë e intelektualëve kryengritës shqiptarë gjatë viteve 1912-1913 për çlirimin e atdheut ishin të papërfillshëm nga disa prijës popullor!...

Nga: Sami Arifi Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:59
Sami Arifi

Duke e parë dobësimin e Perandorisë Osmane, u intensifikuan përpjekjet e Serbisë për të bërë  golgotën shqiptare të vitit 1912-1913. Në atë kohë, politikën serbe e mundonte qenia fizike e shqiptarëve dhe ajo donte ta hiqte edhe atë pak rrezik që i vinte prej tyre, gjatë kohës së pushtimit të Kosovës. Të përgatiturit nga institucionet serbe, Branisllav Nushiqi, Jovan Cvijiqi dhe Milan Rakiqi, të cilët ishin gjatë këtyre viteve konsull të Serbisë në Prishtinë, grumbulluan të dhënat për elaborat dhe i dërguan qeverisë serbe në Beograd për përpunim të materialeve pra, nga këta ekspert Serbia kishte të dhëna të sakta për banorët, gjendjen e rrugëve, gjendjen ekonomike të vendit, për qytetet, fshatrat, urat si dhe për atë më të rëndësishmen për lidhjet e familjeve shqiptare të zgjuar në pikëpamje të çështjen kombëtare. Pra, Serbia ishte e përgatitur që me rënien e Perandorisë Osmane, të pushtonte sa më shumë toka, sidomos ato shqiptare, për të cilat thoshte se historikisht i përkisnin asaj.

-Synimi i kryengritësve nën udhëheqjen e intelektualëve shqiptar, në veçanti të Hasan Prishtinës, që përmes luftës ta detyronte qeverinë osmane të pranonte memorandumin prej 14 kërkesave për autonomi territoriale me kufij të caktuar në mënyrë që t’i shpëtonin trojet shqiptare copëtimit nga fqinjët të monarkive ballkanike.

-Mospërfillja e kërkesave të kryengritësve shqiptar nga qeveria osmane bënë që ata të marshojnë në kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës, në Shkup, më 12 gusht të vitit 1912. Më 14 tetor të këtij viti udhëheqësit e kryengritësve shqiptar mbajtën mbledhje në Shkup ku i informuan Fuqitë e Mëdha se populli shqiptar po rrokte armët për t’i dal zot tërësisë tokësore për lirinë e Shqipërisë.

- Qeveria osmane më 18 gusht 1912 pranon kërkesën e kryengritësve shqiptarë për autonomi në të gjitha trojet shqiptare nën sovranitetin osman. Për këto çështje ishte marrëveshja e biseduar edhe me austro-hungarezët në Stamboll për projektin e autonomisë shqiptare, ku  i menjëhershëm ishte vërejtja dhe reagimi i Rusisë, dhe i vendeve të Aleancës Ballkanike, e në veçanti i Serbisë, sepse, ajo nuk do të pranonte rezultatet e luftës meqë kishte pretendime territoriale ndaj territoreve shqiptare prandaj thoshte: “Do të jetë politika që do të vendos për fatin e Ballkanit”. Qëndrimi i Vjenës ishte i përbashkët rreth kësaj marrëveshje me Stambollin dhe Aleancës Trepalëshe.

-“U pa qartazi se vetëm në mosndërhyrje nga jashtë (nga Monarkit Ballkanike), shqiptarët mund të fitonin jo vetëm autonominë por edhe pavarësinë e Shqipërisë mbi truallin albanofon. Sipas Hasan Prishtinës, pranimi i 14 pikave, shikuar në perspektiven historike, ishte bazë e fortë mbi të cilën do të ngrihej me të gjitha trojet shqiptare pavarësia e Shqipërisë, por që vetëm luftërat ballkanike dhe gabimet e disa prijësve popullor në besueshmërinë e tepruar ndaj këtyre monarkive, posaçërisht ndaj Serbisë bën që të dështonte ky projekt madhorë kombëtar”.

-Planifikimi i sulmit nga aleatët ballkanik ishte bërë për 1 shtator 1912 qeveria turke, përkatësisht ministri i luftës, i nxitur nga detyra që i ngarkonte memorandumi i pranuar i 14 pikave të Hasan Prishtinës, krerëve popullor shqiptar të Kosovës dhe Maqedonisë u shpërnda një sasi jo e vogël armësh për mbrojtjen e viseve shqiptare përkrah ushtrisë së rregullt të Turqisë.

-“Vetëm kreu popullor i shqiptarëve (...) i mori nga komandanti i Shkupit, Ali Riza Pasha, 63.000 pushkë më moderne të kohës dhe fare nuk i shtini në përdorim për mbrojtjen e vendit, madje, bashkëluftarët e këtij kreu popullor ishin të mendimit se ato arm ai ua dorëzoi aleatëve ballkanik e posaçërisht Serbisë dhe Malit të Zi”.

-Veprimi, ndaj këtyre veprimeve të dëmshme që bëri kreu popullor, ishte i menjëhershëm nga intelektualët shqiptar si i Hasan Prishtinës po edhe i tjerëve, por të mos krijuar plasaritje te kryengritësit, ky veprim, nuk u bë  aq i madh. Në lidhje me këto veprime ishte reagimi i fuqishëm i atdhetarit, intelektualit, teologut Hoxhë Emin Aliagë Zhitisë i cili për rezistencë kundër armikut serb thoshte: “Kush vdes me plumb pas shpine kundër armikut serb nuk e fiton Parajsën, por Parajsën në amshim e fiton ai që vdes ballë për ballë në luftë kundër pushtuesi serb”. Hoxhë Emin Agë Zhitia nga komuna e Vitisë i pa dorëzuar kundër xhandarmerisë serbe bije në përjetësi më 1913 në Gjilan te Baja (sot vendi i quajtur Gavrani).

-Rreziku permanent për shqiptarët tashmë vinte nga shtetet fqinje, prandaj shqiptarët filluan përgatitjen për luftë nga mosha mesatare 25 deri në 70 vjeç për mbrojtjen e territoreve të tyre, ata u paraqitën në njësitë mobilizuese vullnetare, numri i të cilëve në fillim në Anamoravë ishte 1.500 veta, ndërsa gjatë marrjes së armëve vullnetarët shqiptarë deklaroheshin dhe evidentoheshin, “se do të shkojnë për luftë kundër armikut serb”, të cilëve u ishte siguruar armatimi, kryesisht pushkë të marruara nga depot ushtarake osmane, me regjistra në prani të “kryepleqve të çdo fshati, një oficeri i ushtrisë osmane si dhe udhëheqësit e grupit vullnetar”. Këto forca vullnetare shqiptare nga Anamorava dhe Karadaku i Gjilanit morën pjesë së bashku me ushtrinë osmane në përleshje kundër ushtrisë serbe në Bujanoc, Preshevë, Kumanovë, Ferizaj, Bibaj, Sojevë, Tërstenik, Begracë, Stagovë e të tjera. Armatën e Tretë dhe të Pestë serbe ishte angazhuar për pushtimin e tokave shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, si dhe të Shqipërisë. Forcat e Armatës së Tretë të ushtrisë serbe, të udhëhequra nga gjenerali Bozho Jankoviqi, dhe Armatës së Parë të udhëhequra nga gjenerali Zhivojin Mishiqi ishin në viset e Kosovës të Anamoravës mirëpo aty ishin forcat vullnetare shqiptare, së bashku me ushtrinë osmane luftonin kundët këtyre, pra kundër Armatës së Tretë dhe të Pestë serbe.

 -Forcat shqiptare, përball ushtrisë serbe, udhëhiqeshin prej Mehmet Pashë Dërallës nga Tetova, Idriz Seferit, Shaban Pashës nga familja Miftijaj-Gjinollët e Sllatinës së Epërme, Sali Agës nga Gjilani e shumë të tjerëve. Më 19 tetor 1912 Armata e parë serbe sulmoi në verilindje të Kosovës, prej fshatit Sfircë, Velegllavë drejtë Bujanovcit, Preshevës, Kumanovës dhe Shkupit, për të vazhduar drejt Manastirit, kështu, tutje për në Shqipëri.

-Përball këtyre forcave ishin  forcat vullnetare shqiptare dhe të ushtrisë osmane në territorin e Anamoravës dhe të Ferizajt gjithsej ishin 15 deri në 16 mijë veta me 18 topa, kurse forcat serbe ishin disa herë më shumë, ndërsa më 24 tetor 1912, në këtë ditë, Armata e Tretë serbe, një e pesta e kalorsisë kishte hyrë në Ferizaj, ku në disa shtëpi ishin ngritur flamujt e bardhë, si shenjë e dorëzimit, mirëpo rreth orës 15:00, popullata shqiptare ka hapur zjarr nga shtëpitë (sipas të dhënave të autorëve të librit Branisllav Ratkoviq, Mitar Gjurishiq dhe Savo Skoko), ndërsa forcat osmane kanë filluar sulmin në eskadronin serb të pararojës në veri të Ferizajt, aty priten me hapjen e zjarrit nga forcat shqiptaro-osmane të cilat kishin zënë pozicione në vijën: kazerma ushtarake osmane-vija veriore e Ferizajt-fshati Bibaj, Sojevë, Komogllavë, Tërstenik”. 

-Derisa po zhvillohej Beteja e Kumanovës, më 23 deri 24 tetor 1912, nën udhëheqjen e gjeneral Bozho Jankoviqit, zhvilloheshin luftime të përgjakshme me forcat vullnetare shqiptare dhe të ushtrisë osmane në territorin e Anamoravës, Ferizajt deri te Kaçaniku drejt Shkupit. Ana e djathtë e Divizionit të Moravës së ushtrisë serbe, më 24 tetor, u sulmua nga forcat e ushtrisë osmane të cilat krijuan një vijë mbrojtëse nga “Kazerma e ushtrisë osmane në Ferizaj deri në fshatrat Varosh, Sojevë, Tërsteik, Komogllavë, Goshicë, Vërban, Begucë, Stagovë, Kaçanik, ku u zhvillua një betejë e ashpër. Ushtria serbe mori një sulm të furishëm rreth orës 14:00 ndaj forcave mbrojtëse shqiptaro-osmane në Sojevë, në të cilën luftë u vra një numër i konsideruar i vullnetarëve shqiptarë dhe ushtarëve osman, por që humbje pati edhe nga ana e ushtrisë serbe...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat