Letër publike të dërguarit i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak

Opinione

Letër publike të dërguarit i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 18 dhjetor 2021 Në ora: 10:20
Mirosllav Lajçak

Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams

George Fred Ëilliams më 1914 ka shkruar: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg.

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…

Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…

Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…

Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.

Ja përgjigja që shokon serbët!

Serbët nganjëherë janë edhe për keqardhje! Një pjesë e mirë e tyre ende besojnë se janë populli më i vjetër në Ballkan.

Madje kanë libra shkencorë të pseudo-historianëve të tyre që përpiqen të “argumentojnë” se edhe “Adami dhe Eva flisnin serbisht”, se “serbët janë kombi më i vjetër në rruzullin tokësor”, dhe se “prej kombit serb lindën kombet dhe gjuhët tjera”. Por kohën e fundit shihet përpjekja që “kombi hyjnor” të zbres shkallëve teposhte, të prekë realitetin.

Në librin e historisë për klasën e VI-të shkruan: Sllavët e vjetër ishin pritur në Gadishullin Ballkanik nga Ilirët vendas, të cilët më pas u shpërndanë në disa fise, dhe njëri prej këtyre fiseve mbijetoi. Popujt e Evropës Perëndimore, në shekullin XX-të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.

Ky libër i autorit Radeta Mihalçiq, për nxënësit e klasave të gjashta të shkollave fillore në Republikën e Serbisë, vazhdon të mbetet temë për opinionin publik serb, pasi në të thuhet se shqiptarët janë vendas të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë më përpara se sa Sllavët.

“Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës Perëndimore”, shkruan e përditshmja serbe.

Në leksionin “Sllavët e jugut dhe vendasit”, në mes të tjerash thuhet: “Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhurpranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër.

Redaktori në Institutin për tekstet shkollore të historisë, Nebojsha Jovanoviq, shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e serbëve assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami dhe Eva flisnin serbisht. “Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë.

Pse këtë letër publike?!

Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi, sfida më e madhe në Ballkan

I dërguari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak vlerëson se ky proces është sfida më e madhe dhe e rëndësishme në Ballkan.

“Sepse nuk ka të bëjë vetëm me këto dy shtete, serbët dhe shqiptarët që jetojnë në çdo vend të Ballkanit. Marrëdhënia Kosovë-Serbi ndikon në bashkëpunimin rajonal, prandaj është e rëndësisë strategjike” .

“Dialogu, natyrisht është një çështje e ndjeshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Sidoqoftë, dialogu për zgjat për më tepër se një dekadë dhe ka pasur zgjidhje të mira e konkrete. Dialogu nuk ka alternativë dhe kjo konfirmohet nga krerët e Kosovës dhe Serbisë dhe është kyc për normalizimin e marrëdhënieve evropiane dhe për progres  në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Lajçak.

Lajçak për mediumin boshnjak Buka ka thënë se nga takimi radhës në Bruksel mes palëve pritet që të dilet me rezultate.

“Sot, jemi në situatë që të kemi liderë me mandat të fortë si në Beograd dhe Prishtinë. Ata kanë forcën për të ardhur me zgjidhje dhe ne jemi në fazën e negociatave e cila është mënyra më e mirë për të ecur përpara. Liderët e shteteve janë takuar në qershor dhe korrik në Bruksel dhe ne jemi gati për herën tjetër. Jemi duke punuar që në atë takim të ketë vendime konkrete. Ky dialog nuk është i lehtë, por që ekziston dhe besoj se do të shohim së shpejti rezultate konkrete”.

“Eskalimi nuk është në interes të asnjërës palë. Bashkësia ndërkombëtare është e qartë kur thotë se nuk ka alternativë për dialogu dhe se nuk ka devijime. Ne presim angazhim serioz dhe aktiv nga Kosova dhe Serbia. Ne gjithashtu kemi dokumente që thonë se edhe partnerët janë të vetëdijshëm për këtë”.

Jeni në dijeni z. Lajçak se kush e ka fajin e Veriut të Mitrovicës, që shumë furtuna e luftra kanë kaluar e Mitrovicën nuk e ka nda askush, dhe tek e fundit ne jemi në tokën tonë, truallin tonë, dhe askush nuk është përbuzur në këtë Botë më shumë se shqiptarët, po e edhe si kombë. Tani, jeni edhe ju në dijeni, se (MEXHA E KUFIRIT KOSOVË-SERBI, është në Nish), të Serbisë, po që se jeni të interesuar, ende edhe sot si dëshmi gjinden shtëpi të pabanuara dhe toka të pa punuara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat