Detyrë e politikës është të dijë se si mbarojnë luftërat, e jo se si fillojnë luftërat!

Opinione

Detyrë e politikës është të dijë se si mbarojnë luftërat, e jo se si fillojnë luftërat!

Nga: Prof. ass. dr. Nijazi Halili Më: 6 prill 2022 Në ora: 12:25
Prof. ass. dr. Nijazi Halili, The New York Academy of Science, USA

Por, a e dimë ne se ku po shkojmë, një gjë duhet ditur dhe kuptuar se detyrë e politikës është të dijë se si mbarojnë luftërat, e jo se si fillojnë luftërat.(Henry Kissinger).

Ishte debatuar në vazhdimësi, çështja e Ukrainës me pyetjet se a do t’i bashkohet Ukraina Lindjes apo Perëndimit?

Por nëse Ukraina dëshiron të mbijetojë dhe të përparojë, sipas mendimit tim, ajo nuk guxon të bëhet armë e asnjërës palë kundër tjetrës. Ajo, pra Ukraina, duhet të funksionojë si një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit.

Rusia, në anën tjetër, duhet të pranojë se një përpjekje ushtarake nga ana e saj për të detyruar Ukrainën të fitojë statusin e satelitit rus, dhe kështu të zhvendosë sërish kufijtë e Rusisë, do ta dënonte Moskën të përsëriste historinë e saj të cikleve vetëpërmbushëse të presionit reciprok me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Perëndimi, në këtë mes, duhet të kuptojë se për Rusinë, Ukraina nuk mund të jetë kurrë thjesht një vend i huaj. Historia ruse filloi në atë që quhej Rusia e Kievit. Prej andej u përhap feja ruse. Ukraina ka qenë pjesë e Rusisë për shekuj të tërë dhe historitë e këtyre dy vendeve janë të lidhura me njëra tjetrën.

Disa nga betejat më të rëndësishme për lirinë ruse, duke filluar me Betejën e Poltavës në vitin 1709, u zhvilluan në tokën ukrainase. Flota e Detit të Zi, arsenali i Rusisë që projekton fuqinë e saj në Mesdhe, bazohet në një qira afatgjatë në Sevastopol, Krime. Madje, edhe disidentët e njohur si Alexander Solzhenitsyn dhe Joseph Brodsky kanë këmbëngulur se Ukraina është pjesë integrale e historisë ruse dhe, në të vërtetë, ajo i takon Rusisë.

Bashkimi Evropian duhet ta pranojë se plogështia burokratike dhe nënshtrimi i elementit strategjik ndaj politikës së brendshme në negociatat për marrëdhëniet e Ukrainës me Evropën, kanë kontribuar në kthimin e negociatave në krizë. Politika e jashtme është art i përcaktimit të prioriteteve.

Ukrainasit janë faktori vendimtar, sepse ata jetojnë në një vend me një histori shumë komplekse dhe përbërje shumëgjuhëshe.

Trajtimi i Ukrainës si një aset i dobishëm konflikti mes Lindjes dhe Perëndimit, për dekada të tëra do të shkatërronte çdo perspektivë për të futur Rusinë dhe Perëndimin, veçanërisht Rusinë dhe Evropën, në sistemin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ukraina ishte pavarësuar para 23 vjetëve. Më parë, vendi njihte vetëm sundim të huaj, dhe atë që nga shekulli i XIV. Nuk është për t’u habitur pra që udhëheqësit e Ukrainës nuk kanë fituar aftësi për të arritur një kompromis, e aq më pak kompromis të një perspektive historike.

Pas fitimit të pavarësisë, politika ukrainase dëshmoj se rrënja e problemit qëndron në përpjekjet e politikanëve ukrainas për të imponuar vullnetin e tyre në pjesët e pabindura të vendit, fillimisht nga një fraksion, dhe më pas nga një tjetër.

Ky është thelbi i konfliktit midis Viktor Yanukovych dhe rivales së tij kryesore politike, Julia Tymoshenko. Këta të dy përfaqësojnë dy krahët e Ukrainës që nuk ishin të gatshëm të ndajnë pushtetin.

Politika e mençur e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës do të kërkonte një mënyrë që të dy pjesët e këtij vendi të bashkëpunonin me njëra-tjetrën. Ne si SHBA duhet të kërkojmë pajtim, e jo ​​dominim të një fraksioni. Rusia dhe Perëndimi, por edhe fraksionet e ndryshme në Ukrainë, nuk vepruan sipas këtij parimi secili e përkeqësoj situatën, tani dështim i diplomacies dher një politikë e imponimit ushtarak ndaj Ukrainës do të prodhonte një tjetër Luftë të Ftohtë.

e të gjitha partive duhet të kthehen në shqyrtimin e rezultateve dhe jo të konkurrojnë në performancë, andaj Hennry Kissinger, vite më pare kishte ofruar ide për rezultatet që janë në përputhje me vlerat dhe interesat e sigurisë për të gjitha palët sin ë vijim: Ukraina duhet të ketë të drejtën për të zgjedhur lirisht aspiratën e saj ekonomike dhe politike, duke përfshirë Evropën.

Ukraina nuk duhet të anëtarësohet në NATO, ishte qëndrimi që mbajti shtatë vjet më parë, kur ishte ngritur kjo çështje herën e fundit. Ukraina duhet të jetë e lirë të formojë qeveri në përputhje me vullnetin e shprehur të popullit të saj. Udhëheqësit e mençur ukrainas do të zgjidhnin më pas një politikë pajtimi midis pjesëve të ndryshme të vendit të tyre.

Në nivel ndërkombëtar, ata duhet të marrin një pozicion të krahasueshëm me atë të Finlandës, ku kombi nuk lë asnjë dyshim për pavarësinë e tij dhe bashkëpunon me Perëndimin në shumicën e fushave, por shmang me kujdes armiqësinë institucionale ndaj Rusisë. Procesi do të përfshinte heqjen e çdo paqartësie në lidhje me statusin e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol. Këto janë parime, jo reçeta.

Njerëzit që e njohin rajonin do ta dinë se jo të gjitha propozimet e Henry Kissinger di i kënaqin të gjitha palët. Megjithatë, mos harroni se ky propozim i Henry Kissiniger nuk ka të bëjë asgjë me kënaqësinë absolute, por me pakënaqësinë e balancuar. Nëse nuk arrihet një zgjidhje e bazuar në këto ose parime të ngjashme, lëvizja drejt konfliktit do të përshpejtohet. Së shpejti do të vijë koha edhe për këtë kishte deklaruar Henry Kissinger, në një fjalim të mbajtur kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat