Akoma AAK i ka të freskta plagët e gënjeshtrave të LDK-së

Opinione

Akoma AAK i ka të freskta plagët e gënjeshtrave të LDK-së

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 prill 2022 Në ora: 06:59
Adem Bytyçi

Para ca vitesh, po të bënin së bashku koalicionin AAK dhe LDK, do mund ta qeverisnin vendin, por edhe pse paraprakisht e kishin lidhur një marrëveshje bashkëpunimi për të bërë koalicion për ta qeverisur bashkë vendin, LDK-ja , në atë kohë në krye të së cilës ishte Isa Mustafa, e tradhtojë AAK-në dhe bëri koalicion me PDK- në, Listen serbe dhe pas u morën vesh për ndarjen e posteve filluan qeverisjen e vendit.

Dukët të jetë paradoksale kur këto ditë turpërohen me të madhe, se këto dy parti përkatësisht AAK-ja, ka vendosur të harrojë tradhtin e dikurshme të LDK-së, për të bashkëpunuar bashkë për ta rrëzuar qeverinë aktuale Kurti.

AAK-nê , duhet bërë me dije se LDK-ja, është e njejta, absolutisht nuk ka ndryshuar diskursin e saj politikë lidhur me koalicionët, po t'i jepej mundësia përsëri do ta tradhtonte AAK-në , për të bërë koalicion me PDK-në dhe me ndonjë subjekt tjetër politikë, vetëm e vetëm për të ardhur vetë përseri në pushtet.

Më në fund, ato parti të cilat mendojnë më shumë për xhep dhe për pushtet se për shtet, kurr mos ardhshin në qeverisjen e vendit, këtë më mirë se sovrani nuk e din partitë politike, ani pse nuk lënë gurë pa rrotullisê dhe premtime pa dhënë. Duke ju premtuar qytetarëve se do të ndërtojnë ura edhe në ato vende ku nuk ka fare lumenjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat