Pse Aleksandar Vuçiqi dhe nacional-çetnikët serbë e përsërisin si papagaj togfjalëshin, se “Serbia kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës”?

Opinione

Pse Aleksandar Vuçiqi dhe nacional-çetnikët serbë e përsërisin si papagaj togfjalëshin, se “Serbia kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës”?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 29 mars 2023 Në ora: 18:27
Autori Rexhep Elezaj

Nëse ndalemi dhe i bëjmë një shikim kritik historisë së serbëve, që nga ardhja e tyre në Ballkan në fillim të shek. -VII-të, fare lehtë e kuptojmë se cilat janë shkaqet që Serbia, pra udhëheqësit e saj shtetëror, sot e gjithë ditën e përsërisin si papagaj, me në krye me neofashistin, racistin dhe serbomadhin, A. Vuçiq, se “Serbia kurrë nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës”, as me gojë dhe as me shkrim..!?

Dhe, natyrisht ata të cilët e njohin historinë e Serbisë, së paku nga koha e Mesjetës, e dinë mirë se ku i ka rrënjët nacional-shovinizmi dhe hegjemonia pushtuese e serbëve ndaj territoreve etnike të popujve autokton në Ballkan, një politikë kjo në thelb kriminale, e cila që nga koha e Mbretërisë së ashtuquajtur serbe të Nemanjiçve, e udhëhequr nga mbreti i Rashkës, Stefan Nemanja (1217 – 1346), pra një Principatë mesjetare serbe që ka ekzistuar nga gjysma e dytë e shekullit të 11-të e deri në vitin 1217.

Pra, Principata serbe është shfaq në rajonin e Rashkës, nga ku ajo gjatë shekullit të 12-të është zgjeruar duke uzurpuar rajone të fqinjëve, si territore të Malit të Zi, të Hercegovinës dhe Dalmacisë jugore. Ndërsa, në Kosovë Mbretëria serbe e Rashës ka arritur të zgjerohej, jo më herët se në gjysmën e parë të shekullit -XIII-të, ku pasuesit e Stefan Nemanjës filluan të ndërtojnë manastire në Kosovë vetëm pas kësaj periudhe, ndërsa para këtij pushtimi, Kosova drejtohej nga një elitë aristokratësh feudalë, besnikë ndaj perandorit Bizantin.

Pra, asnjë fakt historik nuk e mbështet idenë, se në Kosovë flitej ndonjë gjuhë sllave, mirëpo pas pushtimit serb fshatarësia e Kosovës (shqiptarët) u detyruan t’i bindeshin autoritetit të Nemanjiçve, dhe se nuk ka pasur asnjë përpjekje për të kolonizuar Kosovën, siç nuk ka pasur as ndonjë vendosje masive të serbëve në Kosovë, as në shekullin -XIII-të dhe as në atë -XIV-të, por më e besueshmja është që, në atë kohë prania serbe në Kosovë ka qenë vetëm në trajtën e një aristokracie feudale e cila sundonte mbi një popullsi vendase Iliro-shqiptare.

Kështu që, vendosja e pushtetit serb në Kosovë nuk lidhet aspak më përbërjen etnike shqiptare të Kosovës, e cila vazhdoi të mbetet e njëjtë sikur para këtij pushtimi. (“Historia e Shqiptarëve”, Serge Métais).

Pra, ajo që dua të nxjerr si analogji për situatën e sotme dhe qëndrimet në vazhdimësi fashiste të Serbisë ndaj Kosovës, është fryma raciste e qenies së metastazuar të serbëve, si popull dhe si bashkësi shoqërore, si fakt i pamohuar dhe i thënë nga shumë dijetarë dhe historian botërorë, se serbët si grupe nomade që kanë jetuar në malet e Karpateve para se të vinin dhe vendoseshin rreth lumit Danub, vetitë njerëzore i kanë zëvendësuar me ato antinjerëzore, siç është krimi, vrasjet, pushtimet dhe urrejtja ndaj kulturës, gjuhës dhe civilizimeve të popujve tjerë, brenda skizmës së tyre metafizike dhe mendore gjatë kalimit të shekujve. Dhe, mjerisht nga këto mani antinjerëzore sot e kësaj dite nuk po mund të çlirohen si njerëz dhe si popull as në shekullin e 21-të..!?

Ja pra, nga kjo histori e kriminalizuar e tyre duhet kuptuar se pse serbët si individë dhe kolektivitet nuk çojnë dorë dot nga Kosova, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia, siç e ceku dje qëllimisht A. Vuçiqi manastirin ortodoks serb në Hilandar, i ndërtuar në shekullin 12-të në malin Athos në Greqi, në konferencë me presidenten greke, sepse çetnikët ekstremist serbë me çdo kusht po duan ta formojnë Serbinë e madhe (Bota serbe), ngase kjo e sotmja, edhe ashtu e ngritur mbi toka të huaja, kryesisht shqiptare, duket se nuk po iu mjafton që të ngopën me pushtime, luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan.

Është kështu, për faktin se në shpirtin dhe mendjet e tyre ka zënë vend shumë thellë logjika e krimit, dhunës, e uzurpimit të tokave të huaja me qëllim për t’i sunduar popujt jo serb, deri tek detyrimi me luftë që popujt fqinj t’i nënshtrohen dhunës dhe pushtimit të tyre prej “engjëjve” në tokë, si gjoja popull qiellor i dërguar nga Jesu Krishti, siç e konsiderojnë veten serbët.

Madje, e gjithë kjo sëmundje si kancer vazhdon t’i mbajë nën opiumin e grandomanisë së tyre, se gjoja “vetëm serbët duhet ta sundojnë botën”, bile së paku pjesën e Ballkanit perëndimor, ku gjatë shekujve popujve të këtij rajoni i kanë sjellë dhe shkaktuar me qindra tragjedi, luftëra, gjakderdhje, masakra dhe vrasje monstruoze, për shkakun e vetëm sepse popujt tjerë nuk ishin serbë..!?

këtu edhe duhet gjetur shkakun e vërtetë, se pse A. Vuçiqi dhe politikanët mazohist të Serbisë, si në kor të kukuvajkave e vajtojnë humbjen e Kosovës, e cila edhe ashtu kurrë nuk ishte e tyre, duke klithur me zë të lartë deri në Bruksel, Berlin, Londër dhe Washington, se “Serbia kurrë nuk do ta njeh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur”, dhe kështu me radhë. Ngase, kur është në pyetje Kosova mes pozitës dhe opozitës në Serbi nuk ka asnjë dallim, me përjashtime të vogla, siç janë disa intelektualë serbë të cilët e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat