Është e padrejtë të ndëshkohen shqiptarët duke e miklimuar Serbinë, shkaku i Rusisë!

Opinione

Është e padrejtë të ndëshkohen shqiptarët duke e miklimuar Serbinë, shkaku i Rusisë!

Nga: Sami Arifi Më: 9 qershor 2023 Në ora: 13:08
Sami Arifi

Shkaku i Rusisë përmes Serbisë më 1878 dhe më 1912-1913 u copëtuan trojet tona dhe tani prapë po ndëshkohen shqiptarët…

Atëherë edhe tani Evropa i copëtoi trojet tona pēr shkak tē Rusisë, në vitin 1878 dhe në vitet 1912-1913, Berlin e më vonë nē “Konferencën e Ambasadorëve në Londër”, Serbia u ndihmua nëpërmjet Rusisë, sepse Rusia ishte bashkë me shtetet evropiane, ndërsa tani Evropa, madje edhe SHBA-të, po miklimojnë (ledhatojnë) Serbinē, në dëm të shqiptarëve, për ta ndarë nga Rusia…

Edhe atëherë në Berlin në Londër dhe tani në Bruksel në dëm të shqiptarëve qē jetuan dhe jetojnë nē trojet e tyre autoktone shqiptarët po ndëshkohen, veçse dallimi qēndron, se, atëherë në Berlin (1878) e Londër (1912-1913) shqiptarëve nuk iu lejua pjesëmarrja e drejtpërdrejt në Kongresin e Berlinit dhe në KAL (Konferencën e Ambasadorëve në Londër) ndërsa tani përfaqësuesit tonë për Kosovën marrin pjesë dhe përfaqësojnë vehten në Bruksel në bisedime në dialogun Kosovë-Sebi…

Tani qëndron problemi i jo unitetit në mes shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për çështe kruciale…

Madje në Kosovë një pjesë e opozitës kosovare me kërkesa ma të paarsyeshme, në dëm të Kosovës, për Serbinë, se vetë shteti serb duke përfshirë këtu një pjesë të medieve dhe të vetëquajturëve analista…

Sot ca politikanë të RK-së për ta rrëxuar qeverinë Kuri, për ta fshehur vehten e tyre nga krimi e korrupsioni, çojnë ujtë në mullirin e Sebisë, madje janë të hidhruar nëse shtrihet sovraniteti edhe në pjesën veriore të RK-së, sepse ata kanë aty fitimet e paligjshme përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar me Vuçiqin…

Kosova shtet demokratik zhvillohet vetëm atëherë kur shtrinë funksionimin ligjor dhe kushtetueshmërinë në tërë RK-së, pra, në tërë vendin, shqiptarët si komb fuqizohen vetëm atëherë kur në mes vehte kanë unitet të çelikt për çështjen kombëtare…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat