Ata të katër u dënuan më 16 shtator. Katër ditë para, më 12 shtator, u bë një protestë paradhënie. Në sheshet e Prishtinës dolën qytetarët për t’u soludarizuar me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, ndonëse ende nuk dihej nëse ata do të dënoheshin ose jo. Por nëse dolën për t’i bërë presion gjykatës, atëherë efektin e bënë në të kundërtën e vet. Sepse kur e drejta tejkalohet, shkruante para 2500 vitesh Eskili, ajo kthehet në të kundërtën e vet. T’i bësh presion gjykatës, cilado qoftë ajo, është tejkalim i së drejtës në çdo rast. Dhe tejkalimi i së drejtës e bëri gjykatën më të rreptë. Dha 81 vite burg për katër të pandehurit e saj. Një masë kjo shumë e ashpër dhe disproporcionale. Por nuk ishte dhe nuk mund të jetë në tagrin e protestave dhe protestuesve ndonjë vendim i gjyqësorit. Është absurd ta mendosh këtë. Nuk e vendos dot politika se çfarë vendimi merr gjykata. Ndaj dhe më 16 shtator gjyqtarët ishin më të kënaqurit për vendimin që morën. Të kënaqur qenë gjithashtu prokurorët, hetuesit, të gjithë ata që kishin grumbulluar provat për atë ndëshkim. Edhe dëshmitarët e akuzës në shunicë u kënaqën.
Por nuk u kënaqën me vendimin e Hagës politikanët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të AAK-së. Së paku në aparencë ata nuk u dukën të kënaqur. Për shkak se ndjehen të kërcënuar, apo se u dhimvset Hashim Thaçi e Kadri Veseli, këtë duhet ta provojë koha. Megjithatë këta politikanë gjetën formulën për t’u vetkënaqur. I thirrën qytetarët në protëstë të pandalshme. Tri javë qëndruan në sheshet e Prishtinës. U thanë militantëve të tyre që të provokojnë, të dhunojnë institucionet dhe deputetët, të frikësojnë edhe qytetarët dhe të bëjnë thirrje për luftë civile në formën “Kosova do të kallet”! Kur panë se shkuarja në ekstrem do t’i përvëlonte, atëherë të dy këto parti inicuan një ligj, ligjin për rishikimin e kompetrencave dhe qasjes së Dhomave të Specializuara.
Ligji shërbeu si karem për t’i bërë presion mazhorancës, Vetëvendosjes, Nismës “Guxo”, si dhe qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti. Kur Kurti hezitoi ta votojë ligjin pa dhënë PDK konsensusin e saj për emrin e presidentit të vendit, atëherë u sulmuan institucionet. Ka të dhëna se kishte protestues të armatosur në turmë. Ndoshta po provokohej skenari i luftës civile midis forcave të rendit dhe protestuesve agresivë. Politika në krye të PDK-së dhe AAK-së e kuptoi rrezikun. Dha konsensusin për zgjedhjen e presidentit. Ligji u miratua. PDK dhe AAK e shitën këtë akt si sukses. Por miratimi i ligjit i ngjan fitores së Pirros në luftën e tij me Çezarin. Një fitore e Pirros kundër Çezarit e la atë pa ushtarë. I shkaktoi humbje shumë të madhe në njerëz.
PDK dhe AAK fituan votat e Kurtit për këtë ligj, por nuk e fituan vetë ligjin. Ligji ka has në rezistëncën e Bashkimit Europian, sepse roli i Brukselit sfumohet sa i përket Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Kësisoj duket se ky ligj nuk është në harmoni me kushtetutën dhe obligimet që ka marrë Kosova rreth kësaj gjykate. Që do të thotë se me shumë mundësi ligji do të shndërrohet në zero, i paqenë. Megjithatë protestuesit dhe politikanët e PDK-së dhe ata të AAK-së e kënaqen egon e tyre. Ata janë të lumtur se “iu inponuan Albin Kurtit”! Ky ishte në fund të fundit qëllimi kryesor. Ta “mposhtnin” kundërshtarin në pushtet. Po vetë Kurti a është i kënaqur?
Sigurisht që është më i kënaquri si edhe fituesi I betejës në fjalë. Kurti siguroi konstituimin e institucioneve me votën hermetike të opozitës agresive. U soll aq butë, aq ëmbël, sa e detyroi opozitën t’i thotë PO zgjedhjes së presidentes Shiroka-Pula. Kurti votoi, por edhe paralajmëroi. U tha deputetëve të opozitës se u ngutët në vitin 2013 e 2015 dhe po nguteni edhe në rastin e imponimit të këtij ligji. Por premtoi votën e tij për ligjin. Me siguri i bindur se ky ligj nuk do të jetë valid. Edhe Bedri Hamza e dinte këtë. Por ai qe nën prsionin e ekstremistëve dhe protestuesve. Duhej t’ua jepte karemin atyre për t’i qetësuar. Kishte nevojë për këtë. Ndaj dhe e pranoi kompromisin me Albin Kurtin. Të kënaqur duken të dy, Kurti dhe Hamza. Nuk e di për Ramushin! Megjithatë derisa protestat u mbyllën duket se janë të kënaqur edhe përkrahësit e Bedri Hamzës dhe Ramush Haradinnajt. Të gjithë dolën të fituar, të gjithë të kënaqur. Por firuesi më i madh është vetë Kosova, e cila tashmë ka institucionet e veta shtetërore! Pavarësisht revokimit apo pohimit të ligjit që u votua në parlament!