Brezi i ri, jo me mentalitet të vjetër

Opinione

Brezi i ri, jo me mentalitet të vjetër

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 tetor 2017 Në ora: 18:37
Faton Mehmeti

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka shumë të rinj, të cilët synojnë te zën një ulëse në kuvendin komunale nga komunat ku ata kandidojnë. Do të ishte e pritshme dhe normale nga këta kandidatë të pritej tjetër çasje, tjetër mendësi e të bërit politikë.Fatkeqësish përveç fytyrave të reja, mentaliteti politik është i vjetër. Besoj se është faji i një tranzicioni ende me zanafillë të pasqaruar, kur fati i demokracisë u la në duar të liderëve që mund të ishin më të mirët e të këqinjve, por që nuk u shkëputën dot nga mentaliteti i brezit që përfaqësonin dhe

kanë humbur shansin të jenë liderët e rinj politikë. Ata mezi mund të klasifikohen si politikanët e fundit të tranzicionit, sepse si përfaqësues të një brezi fatkeq, me një këmbë në primitivizëm dhe një në demokraci, nuk arritën dot të bëjnë një zgjedhje të qartë. Shpresa e vetme është që së paku t’ja lënë këtë mundësi brezit tjetër.Kosova është shembull se si krimi i organizuar dirigjon partitë dhe politikanët bëhen vetëm tellallë të nëntokës,

sepse si Hashim Thaçi ashtu edhe Kadri Veseli me shumë  brengosen për fatet e Merkelit, pa u brengosur se kanë “prodhuar” politikanë të rinj me mentalitet të vjetër.

Ndërkohë që njerëzit e rinj me mentalitet  të kohës margjinalizohen nga pushteti, pasi pushteti i ka ato mekanizma duke të shkeputur nga shoqëria dhe mundësia për t’u ngritur në jetë. Vetëm pas këtij pësimi, njeriu bëhet esëll dhe ndërton në vetminë e tij disa të vërteta realisht të kërcënuara, herë nga pesha e luftës së përditshme për mbijetesë, herë nga zhbërja e mosdinjiteti në realitete pafuqie dhe injorimi. Normaliteti i mungon shoqërisë sonë, si njësi sociale që është e ndërtuar bazuar në ligje; sa kohë që jeta, e drejta e parë, është e kërcënuar, dhe forcat e specializuara mbërrijnë në vendin e krimit për të administruar mbetjet e tija, pasi gjithçka është konsumuar.

Duke besuar se Kosova po zhvillohet , ajo vetëm sa po rrënohet edhe më shumë.Në fakt, korrupsioni u bë patologjik. Problemet e vjetra, jo vetëm që mbetën, por se edhe u trashën, aq sa sot janë një rebus keqas i pështjellur dhe që nuk mund të zgjidhet as me deklarata e as me filozofinë “Mos bëj atë që bëri pala tjetër për tetë vjet.

Një brezi i ri, ose gjenerata e re, është një slogan që ka provokuar si kundërshtime të hapura, ashtu dhe qejfmbetje të fshehura. Shkencërisht një brez antropologjik kërkon 25 vjet që të ndërtohet. Është për këtë arsye që në Kosovë dora-dorës po maturohej në kuptim të përgjithshëm një brez i ri, që ka lidhje me brezat e mëparshëm në kuptimin njerëzor, por edhe në aspektin kulturor e mental. Personalisht e vlerësoj këtë promovim social të një brezi të rinj politikanësh. Ata do të duhej të sjellin dinamizëm, sepse kanë më shumë liri brenda vetes. Kanë më pak lidhje ose aspak me sistemin e djeshëm. Janë më të papenguar për shkak se nuk kanë “fatura borxhi” nga e kaluara, nuk janë pengje të lidhjeve të vjetra e të detyrimeve që burojnë nga praktikat orientale, “unë të kam pas bërë këtë nder ndaj ti duhet të më bësh këtë tjetrin sot”. Brezi i ri nuk duhet të ketë frikë nga e kaluara e vet, i ka duar të zgjidhura për të vepruar, për të kryer operacione të thella, radikale dhe të domosdoshme për të tashmën dhe të ardhmën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat