Parlamenti i shtyrë nga predseniku - alias Enver Hoxha i Kosovës

Opinione

Parlamenti i shtyrë nga predseniku - alias Enver Hoxha i Kosovës

Nga: Hafiz Shala Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 23:23
Hafiz Shala

E pa dëshiruara e vet-votuara për të na e hjekë të keqen e madhe të Kosovës.

Trojka puçiste ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës dështojë. Shpresa e popullit te Gjykata Speciale, një e keqe që u vet-votua nga organi legjislativ me i larti në Kosovë -  Parlamenti, i saj i shtyrë nga predseniku - alias Enver Hoxha i Kosovës, kur u pa se do të veprojë e pavarur, pa ndikime dhe pa i përfillë imunitetet e çdo individi, për veprimet gjatë luftës dhe paqes : Hashim Thaqi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj ( për kete te fundit nuk eshte menduar aq shume se do te gjindet ne ketë valle), filluan planet famkeqe e ogurzezë.

Për ta shpëtuar veten, Kosovën e qitën në pazar me çmim damping. Predsedniku i Kosovës, për tu dukur bashpunëtorë me ndërkombëtarët dhe për të treguar se ky është "alfa e omega" në shtetin e Kosovës, i shtyri deputetët e partisë së vetë duke u dhënë prmtime fitimpruese, duke i kërcënuar e duke i shantazhuar që të votojnë pro Gjykatës Speciale. Kërkojë dhe kërcënojë edhe partitë e tjera se po nuk e votuan do të  bojkotohen nga miqtë tanë ndërkombëtar dhe kështu e ardhmja e tyre është e dështuar. 

Disa ranë në grackën e tij, por disa edhe reguan me tërë forcën që e patën bile ndoshta edhe jashtë normave demokratike, për ta ndaluar këtë të keqe.

Po kushë solli Gjykatën Speciale?! 

Kapja e shtetit nga ky tresh dhe klani "Pronto" ku ngulfatën drejtësinë pra, prokurorinë e shtetit, gjyqësinë dhe organet sigurisë  që për akuza publike gojore ose denoncime me shkrim, asnjiherë nuk inicojë asnji aktakuzë të vetme.

Po si të inicojë aktakuzë zotëri Aleksandër Lumezi ku klani "Pronto" e caktojë në këtë pozitë me qëllim të heshtjes dhe prolongimit të lëndve të krimit korrupcionit nepotizmit dhe të gjithë izmave tjerë të dëmshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Serbia si shtet i mirfilltë anipse armik i yni, megjithatë filljoë të ngrisë padi ndaj disa kriminelve që në numër janë minimal dhe me denime simbolike, por e hetojë se po qe se heshte dhe e bllokonë drejtësinë, do ti ndodhë kjo që i ndodhi Kosovës dhe dëmi në njerëz dhe në drejtësi do të jetë marramendës. Mundë të mospajtoheni me këtë konstatim por e verteta qëndronë.

Këta puqiste, në asnji moment nuk u hamendën se po e presin degën në të cilën janë të varur SHBA-t dhe BE-në(anipse kjo e fundit sillett gjithmonë mike e Kosovës për interesa të veta, por besimin nuk ja kemi pasur kurrë, porsi shtet i vogël e në formim, kemi nevojë për të). 

Sjellje alias Enver Hoxhës për ta sjellë vendin në izolim total, sjellja e sigurisë së sovratitetit të Kosovës në pikpyetje, krijimi i mundësisë së apetiteve serbe për kthimin e Kosovës nën Serbi, dhe provokimit të epsheve historike ruse në Ballkan dhe dalja në Adriatik ëndërr shekullore, që kombit shqiptar i ka kushtue me zvoglim deri në ndarje e shpërndarje në pesë shtete.

Falë Ambasadorve të Quintit të inicuar nga Ambasadori Delaëie i SHBA-ve, por kontribut të çmuar dha edhe Ambasadori Britanik O'Conel si gjithmonë i drejtëpërsëdrejtë, i kjartë dhe i sinqertë, u ndal puqi por puna nuk ka përfunduar ende.

Rreziku ende egzistonë bile me përmasa edhe ma të mëdha dhe të dëmshme për Kosovën, thirrja e popullit në reagim gjithëpopullor për "veteranve të luftës së UÇK-së" të cilët ma së paku janë veteranë vetëm për përfitime personale mu ashtu siç ishin edhe "komadantët e tyre profiter të pasluftës pa marrë pjesë në luftë, por në gllabërimin e pasurisër  së popullit" që tani do tu mbetet në fyt.

Tentativa që të organizohet nji 2004 esh i ri, tani është iluzion i rrezikshëm me pasoja katastrofale.

KFOR-i është prezent i cili e ka për detyrë ti mbrojë kufijtë e Kosovës dhe çrregullimet e brendshme me pasoja të rënda, ku njiherit pavarësia e Kosovës do të shëndërrohet në Rezolutë 1244 dhe atë përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-se që do të thotë kthim prapa për nji periudhe të padefinuar.

Shtrojë pyetjen shumë thjeshtë: a e ka populli të kjartë se puqistet nuk po punojnë për interesa të popullit, por për interesat e tyre, duke u arsyetuar se nuk lejojmë baltosjen e UÇK-së?!

Jo, kjo nuk qëndronë. Do të ndëshkohen individ për krimet e bëra bile fatëkeqësishtë ndaj shqiptarve në shumicën e rasteve, por edhe ndaj serbve dhe vrasjev politike, të cilat janë evidente dhe të dëshmuara nga familiarët të cilët sot e kësajë dite, mbeten me shpresë se do të dihet për fatin e të dashurve të tyre.

A është Gjykata Speciale gjyq racist? !Në shikim të par po. Sepse, u formue për luftëtarët e UÇK-së për shqiptarët. Po pse predsedniku ishte aq i zhurmshëm për ta votuar, dje, e sot është kundër. Pse nuk e tha me kohë dhe nuk ju kundërvu ndërkombëtarve, por heshti e bile e mburrej me "fuqinë" që e ka në popull dhe ndikmi në "rritje" dhe hiqej i pazëvendesueshëm, gjithnjë duke mashtruar dhe gënjyer popullin e tij.

Prej bisedimeve me Serbinë që tha janë teknike ,deri te formimi i Asociacionit të komunave me shumice serbe, te transformimi i FSK-së, në ushtri të Kosovës bile e rrejti popullin se e ka përkrahjen e SHBA-ve dhe NATO-s,BE-së.

Tani shtrohet pyetja principiele: a mundë të qëndrojë në krye të shtetit si president, Hashim Thaqi, apo Kadri Veseli si Kryeparlamentar dhe Ramush Haradinaj si Kryemiinister bashkë me Qeverinë?!

Me siguri se jo!

Dhe, populli, përmes përfaqesuesve në Kuvendë duhet të ngre iniciativën për dorëheqjen ose shkarkimin e të trev bashkë me Qeverinë dhe të shkohet fatëkeqësishtë në zgjedhje të reja, që të shpëtohet Kosova.

Nuk është më vetëm çështje demokratike e parimore, por Kosova është me të vërtet në rrezik, madje edhe më në rreikë si kurrë ma parë. Edhe në nji shkrim timin e kam cekë shënjen : S..O..S.

Është thirrje e fundit para fundosjes, së krejt Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat