A ishte më i mirë Milosheviqi a Stamboliqi, Erdogani a Guleni?

Opinione

A ishte më i mirë Milosheviqi a Stamboliqi, Erdogani a Guleni?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 4 prill 2018 Në ora: 15:28
Gani Mehmetaj

Kur terrori ndaj shqiptarëve të Dardanisë po e arrinte kulmin, të një shtresë nostalgjikësh jugosllavë me prejardhje shqiptare, nisi debati i ashpër, cili ishte më i mirë: serbi Milosheviq a serbi tjetër Stamboliq? Përtej alpeve shqiptare trumbetonin se serbi Drashkoviq është edhe më i mirë se dy të parët. Ishte e kot të futeshe në debate shterpe, sepse edhe serbi i parë edhe serbi i dytë, madje edhe i treti e i katërti, shqiptarët e Dardanisë e të territoreve etnike përpiqeshin t’i mbanin nën okupim. Qasja ndryshonte.   

Kishte situata tragjikomike brenda familjeve në Dardani. Kështu, xhaxhai Surroi, që deklarohej turk i Prizrenit, e mbështeste Milosheviqin. Nipi Veton Surroi, deklarimi kombëtar i të cilit nuk dihej, ishte për serbin tjetër, Stamboliq.

 Na çliroi NATO nga Serbia, na i hoqi qafe për një kohë Amerika e Evropa Perëndimore  mercenarët shqipfolës që donin të na linin të pushtuar. Milosheviqi vrau Stamboliqin, vrau edhe vetën, kështu që u shuan debatet cili serb ishte më i miri. Por nuk pushoi gjakimi i mercenarëve shqipfolës që t’i zëvendësonin dy serbët e vdekur me tutorë tjerë.

Shpirti i skllavit e kopetë e deleve nuk mund ta mendojnë jetën e tyre të mjerë pa ujqër e pa skllavopronarë. Mercenarët e paskrupullt që paranë e kanë fe e atdhe, nxiten debate të reja: a është më i mirë turku Erdogan a turku Gylen?  Natyrisht zjarrmi u japin portalet shqipfolëse të financuara nga Edogani, ndërsa u kundërpërgjigjen portalet e mbështetura nga Gyleni. 

Prapë familja Surroi si me Milosheviqin e Stamboliqin u nda në dysh: disa janë për Erdoganin, të tjerët me Gylenin.    

Jeniçerët e Gulenit dhe jeniçerët e Erdoganit ashtu si serbët e Milosheviqit e Stamboliqit dikur, synojnë ta zhvatin pasurinë kombëtare të Dardanisë, sikurse po e zhvatin, t’i varfërojnë shqiptarët edhe më, pastaj t’i shkombëtarizojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat