Kapacitet e institucionëve të Kosvës në Kërkim Shpëtim duhet të zhvillohen dhe operacionalizohen

Opinione

Kapacitet e institucionëve të Kosvës në Kërkim Shpëtim duhet të zhvillohen dhe operacionalizohen

Nga: Tahir Ahmeti Më: 8 maj 2018 Në ora: 11:48
Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), në profilin e tij në facebook ka reaguar ndaj disa mangësive të institucioneve të reagimit, ndaj situatave emergjente, në rastin tragjik të humbjes së jetës së dy pjestarëve të Policisë së Kosovës në lumin Lepenc.

Rasti tragjik i humbjes së jetës së dy pjestarëve të Policisë së Kosovës, vuri në pah disa mangësi në lidhje me gatishmërinë e institucioneve të reagimit ndaj situatave emergjente.

Me gjithë respektin për angazhimin maksimal dhe sakrificën e bërë, në kushte dhe rrethana shumë të vështira, të të gjitha njësive të Kosovës për Kërkim Shpëtim, Policisë së Kosovës, FSK-së, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, por edhe organizatave vullnetare dhe qytetarëve, vërehet nevoja për koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe ngritje të gatishmërisë së këtyre institucioneve.

Kapacitetet e Kosovës për gatishmërinë e reagimit ndaj situatave emergjente, në këtë rastë të Kërkim Shpëtimit, duhet të zhvillohen dhe operacionalizohen, duhet të ketë sa më shumë ushtrime dhe simulime të përbashkëta për Kërkim Shpëtim, (me skenare të ndryshme), të këtyre institucioneve.

Qeveria gjithashtu duhet të investojë më shumë në trajnime dhe në pajisje për institucionet e vendit, që kanë njësi profesionale të Kërkim Shpëtimit.
Resurset dhe kapacitetet specifike pe?r incidentet e këtij lloji duhet të jenë maksimalisht të pregaditura, duhet reagim i shpejtë, i saktë në kohë, profesional dhe efektiv i të gjithë të përfshirëve në këso lloj situata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat