Së pari, Kosova në OKB, pastaj rindërkombëtarizimi i SHQIPËRISË ETNIKE, ndryshe do humbisnim Kosovën - Bota Sot
Së pari, Kosova në OKB, pastaj rindërkombëtarizimi i SHQIPËRISË ETNIKE, ndryshe do humbisnim Kosovën

Opinione

E premte, 19 tetor 2018

Së pari, Kosova në OKB, pastaj rindërkombëtarizimi i SHQIPËRISË ETNIKE, ndryshe do humbisnim Kosovën

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:49
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Idetë e mëdha janë të mira, por  realizimi i tyre nuk është një çështje e thjeshtë, individiale, grupore apo partiake mbase ato kërkojnë investim, bashkëpunim, guxim, durim, urti, dituri, sacrificë, mobilizim dhe bashkim mbarëkombëtar dhe shtetëror.
 
Prandaj, pavërisisht nga dëshira dhe nga e drejta që kemi ndaj jetësimit të  kërkesës historike për ribashkimin e SHQIPËRISË ETNIKE, konsideroj se nuk është momenti  i volitshëm  për  formimin e së Lidhjes së Tretë të Prizrenit. Ky është mendim im personal si veprimtar  i ribashkimit kombëtar shqiptar, sepse  Rusia së bashku me Serbinë dhe me aleatët kanë gjetur gjuhë  dhe interes të përbashkët dhe, janë forcuar aq shumë saqë ditë e natë po punojnë haptazi dhe fshehurazi se si Kosovën ta rikthejnë nën Serbi. Prandaj, parapëlqehet që të mos nxitohemi me formimin e ndonjë lëvizjeje të re të tretë të Prizrenit, që do të nënkuptonte shpalljen e  RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR, përkatësisht të SHTETIT KOMBËTAR SHQIPTAR-SHQIPËRISË ETNIKE.
 
Pse “Lidhje të Tretë të Prizrenit”, nuk jemi në vitin 1878 të shekullit XIX(kur shqiptarët nuk kishin kurrfarë shteti), por ndodhemi në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, kur shqiptarët, tanimë kanë dy shtete të tyre në Ballkan (Shqipëria dhe Kosova). 

E drejta historike dhe legjitime, e thotë, PO! Ndërkaq,  logjika racionale e realizmit politik objektiv, e thotë JO, mbase nuk do ta mbështetnin as Tirana, as Prishtina zyrtare, as Amerika, as BE-ja, por,  me gjasë prapë do të vinte në shrehje shkatërrimi  i saj nga RUSIA dhe  nga aleatët e saj të dikurshëm, që për mbrojtjen e interesave të sllavëve të Ballkanit, si dhe të ruajtjes së ekuilibrit të interesave strategjike,  gjeopolitike, të sigurisë dhe të paqes në Evropë në tërsi, ushtarakisht e paten shkatërruar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878).
 
Fundja, ata që duan ta formojnë Shqipërinë Etnike, nuk kanë nevojë për ndonjë lidhje të re të Prizrenit, sepse u mjafton Programi dhe Platforma e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e vitit 1878, sipas së cilës kërkohet bashkimi i katër vilajeteve shqiptare në një shtet të përbashkët etnik, me “një autonomi nën sundimin e Perandorisë Osmane”. -Vetëm kjo sintagmë, duhet të ndryshohet dhe në vend të saj, duhet të jetë: Duam RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE TË PAVARUR DHE SOVRANE, JASHTË ÇDO SUNDIMI TË HUAJ. 

Prandaj, nuk kemi nevojë për “platforma të reja” rinfus dhe steretipe të asnjë partie dhe të asnjë lëvizjeje, sepse PROGRAMIN MBARËKOMBËTAR e kemi qe 140 vjet, por ky po pret ZBATIMIN e tij nga ndonjë qeveri e ardhshme shqiptare me ndonjë Abdyl Frashër në krye, JO me  kësi “trabantë” politikë, që për pushtet, për para, për vila,  ta shesin edhe  shtëpinë.
 
Së këndejmi, me arsye lind pyetja, cilat do të ishin ato personalitete politike autoritative dhe me përgjegjësi mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare shqiptare, apo ato  lëvizje apo parti politike  opozitare shqiptare, që do të mund t’u kundërviheshin faktorit të brendshëm politik shtetëror shqiptar dhe atij evropian ndërkombëtar, që do të mund ta ndryshonin këtë realitet në terren,  kur është fjala për mosndryshimin e kufijve ekzistues artificialë  të  Shqipëris?ë Etnike me shtetet   kolonialiste fqinje?
 
Shtrohet pyetja, pse JO një Lëvizje e Tretë e Prizrenit? - Thjesht, për faktin se  faktori i brendshëm politik, si dhe faktori i jashtëm ndërkombëtar, tani për tani, nuk pranojnë ndryshimin e kufijve ekzistues mes Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Për më tepër, këtë mosndryshim të kufijve të padrejtë dhe artificialë të Shqipërisë Etnike, de fakto dhe de jure e përligj dhe e garanton, edhe vetë Shqipëria, duke i njohur këto shtete fqinje kolonialiste (1990-2018). Hëpërhë, kjo është barriera kryesore, që pengon ribashkimin e Shqipërisë Etnike. Prandaj, me gjithë dëshirën dhe të drejtën historike e legjitime, të “mos rrahim ujë në havan” kot, se gjoja, pikërisht, tani është momenti për krijimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit, që nënkupton shpalljen e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë Etnike. 

Përkundrazi, tash është momenti më kritik për realizimin e këtij objektivi mbarëkombëtar, sepse  nuk ekziston kurrfarë gatishmërie, kurrëfarë mobilizimi dhe kurrfarë përgatitjeje  e as  vullneti  politik shtetëror as i Tiranës e as i Prishtinës, që të mbështesin një projekt të tillë të ribashkimit kombëtar mbase, së pari janë pajtuar dhe dakorduar, që Kosova dhe Shqipëria  të integrohen në BE dhe në strukturat e tjera evro-atlantike. –Ky është objektivi parësor i strategjisë politiko-diplomatike  i Tiranës dhe i Prishtinës, JO kurrfarë krijimi i shtetit kombëtar shqiptar-SHQIPËRISË ETNIKE.
 
Parti e lëvizje kemi tepër, por na mungon Ismail Qemali!
 
-Lidhur me këtë “temë” të rëndësishme historiko-politike dhe gjithëkombëtare shqiptare, do të shpërfaqim ca observime, që  paralajmërojnë një “prognozë të vrenjtur”  të politikës së brendshme shqiptare, e cila për t’i mbrojtur, për t’i  fshehur dhe për t’i justifikuar gabimet  e veta 30-vjeçare (1990-2018), me gjasë, do të pengojë çdo përpjekje organizuese  për formimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit, që de fakto dhe de jure do të thoshte shpalljen e Qeverisë së Përkohshme të Shipërisë  Etnike.
- Do ta lejonte  këtë Tirana zyrtare e Ilir Metës, e Edi Ramës dhe e Ditmir Bushatit? 

-Sipas së drejtës histroike dhe sipas Kushtetutës në fuqi (1998), Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, do të duhej ta njihnin një qeveri të tillë të përkohshme të Shqipërisë Etnike, të dalë nga Lidhja e Tretë e Prizrenit. 

Mirëpo, në këtë rast, ashtu sikurse  3 dekada të shkuara (1990-2018), do të shkilnin Kushtetutën e vet, ku thuhet: “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f. 5), sepse  Shqipëria (sipas së drejtës ndërkombëtare) është e detyruar, që t’i përfillë vendimet e saj shtetërore me të cilat de fakto dhe de jure  ka njohur  (mbi territoret dhe mbi 3 milionë të popullsisë shqiptare autoktone) Serbinë, Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. 

Ky është faktori numër një, që konteston dhe mohon “krijimin e Shqipërisë etnike, që do të ishte zgjidhja më e drejtë dhe më e mirë e probemit të popullit shqiptar në Ballkan.” (Akademik Mark Krasniqi, 1992: 31).

Me gjithë këtë konkluzion të drejtë dhe të pranueshëm historikisht, politikisht dhe kombëtarisht të ish-Akademikut të ndjerë, Mark Krasniqi, se  në perspektivë nuk ka zgjidhje tjetër  më të pranushme për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike,  me njohjen e shteve fqinje kolonialikste, Shqipëria e  “ka mbyllur” çështjen e bashkimit gjithëkombëtar, duke  i  sakrifikuar mbi 3 milionë shqiptarë nën çizmen e hekurt koloniale shekullore  sllavo-bizantine (1912-2018).
 Edhe Tirana(1990-2018), si Berlini, Parisi dhe Londra, njohu Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë brenda kufijve naryralë, historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike!
 
-Liderët politikë, të quajtur demokratë dhe socialistë (1990-2018) në vend se të ndërtonin strategjinë për ringjalljen e  Shqipërisë Etnike, ata bënë të kundërtën,  sikurse Kongresi i Berlinit (1878), Konfereca e Ambasadorëve të Londrës (1913) dhe Konferenca e  Paqes e Parisit (1919) vulosën  dhe nënshkruan copëtimin dhe kolonizimin e saj nën Serbi, nën Mal të Zi, nën Greqi dhe nën Maqedoni. Kjo  “është merita historike, kombëtare, politike dhe ndërkombëtare” e tyre, që para Evropës dhe para botës justifikuan copëtimin dhe aneksimin e tokave shqiptare nga shtetet fqinje grabitçare të Ballkanit.
 
Krahas këtij faktori  negativ dhe të pakorrigjueshëm të politikës dhe të diplomacisë së Shqipërisë,  është edhe faktori i  jashtëm, që pengon krijimin e Shqipërisë Etnike, sepse “tash për tash, Evropa dhe Amerika kanë marrë qëndrim, që të mos ndryshohen me dhunë kufijtë  ekzistues shtetërorë ndërkombëtarë . Kështu që populli paqedashës shqiptar, në rrethanat në të cilat gjendet sot, është i obliguar ta respektojë këtë qëndrim ndërkombëtar, duke shpresuar se Evropa pas një kohe të shkurtër, kufijtë e padrejtë të Shqipërisë, të caktuar me forcë më 1913 dhe më 1919, do t’i ndryshojë dhe do t’i vendosë me drejtësi si kufij etnikë. Evropa, duhet të ngutet që ta korrigjojë gabimin e saj dhe padrejtësiunë ndaj popullit shqiptar” (M.Krasniqi, po aty, f.31).
 
Me këtë konkluzion të pranueshëm të ish-Akademikut të ndjerë Mark Krasniqi, përputhet edhe  kjo  aksiomë katërcipërisht e qëndrueshme dhe e pranueshme për strategjinë dhe për standardet e politikës integruese të Bashkimit Evropian (BE), edhe për popujt e Ballkanit, ku thuhet se “ Nuk është e drejtë të sakrifikohet gjysma e kombit shqiptar, pra, shqiptarët e Kosovës, të Serbisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Greqisë, nën pretekstin e  evitimit të konflitkeve ndërkufitare në Ballkan. Ka ardhur koha  që bota t’i mbështetë shqiptarët në përpjkejete e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për ribashkim në një shtet shqiptar me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër ballkanik…” (Astrit Leka,  1993: 16).
 
Rusia po akzuon SHQIPËRINË ETNIKE si pretekst për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë!
 
Pra, veç faktorëve të tjerë, të theksuar më sipër, Faktori numër 3, që do të “djegë” Kartën e RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE, pa dyshim se është Rusia, e cila me agjenturatat e saj politike dhe diplomatike, të bashkërenduara me shërbimet sekrete të zbulimit dhe të kundërzbulimit të Serbisë, tanimë, jo vetëm se është e pranishme në të gjitha zhtetet ballkaniuke, sidomos në Kosovë, në Shqipëri, por  edhe po vepron me një intensitet të shpejtë  strategjiko-politik, diplomattik dhe propagandistik subversiv, që së pari të ndryshojë realitetin politik në Kosovë, natyrisht, duke  stimuluar dhe ndihmuar në forma të ndryshme  liderët politikë, biznesmenët proserbë dhe mercenarët shqiptarë për të provokuar ndonjë konflikt të armatosur mes shqiptarëve qoftë mbi bazën religjioze, qoftë mbi atë politike, kombëtare dhe shtetërore.
Për ta destabilizuar Shqipërinë dhe Kosovën politika, propaganda dhe shërbimet e tjera sekrete të sigurimit ruso-serb …etj., si armë kryesore po përdorin  “SHQIPËRINË ETNIKE” se  gjoja  kjo  është “bomba shpërthyese”, që po rrezikon  stabilitetin dhe paqen në Ballkan. 

Pra, faktori rus është një nga faktorët kryesorë shtytës, që me çdo kusht po orvatet t’i konfrontojë shqiptarët mes veti pro dhe contra SHQIPËRISË ETNIKE, si dhe t’i konfrontojë me aleatët dhe me miqtë e tyre evro-perëndimorë (Amerika, NATO dhe BE-ja),  në mënyrë që t’i detyrojnë ta harrojnë Kosovën nën Serbi. Kjo është lufta e ethshme, që po bëhet nga poilitika e “kuzhinave ruso-serbe-sllave” të nëntokës së bashku me kolaboracionistët e tyre shqipfolës në të gjitha trevat e SHQIPËRISË ETNIKE, si dhe në diasporë  në disa vende të Evropës. 

Prandaj, ky faktor i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm ruso-serb na imponon, që së PARI, ta mbrojmë dhe ta shpëtojmë KOSOVËN nga serbizimi dhe rusifikimi  i saj, derisa kjo të bëhet anëtare me të drejta dhe detyrime të plota e KOMBEVE TË BASHKUARA. 

Pra, derisa Kosova të fitojë statusin e saj si subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare, problemet e tjera  ndërfqinjësore me amalgamën sllavo-bizantine (Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mali  I Zi)   lidhur  me ndryshimin e kufijve të padrejtë dhe artificial shekullorë, domosdoshmëri kjo, që nënkupton  realizimin e së drejtës historike, politike, kombëtare dhe shtetërore të vetëvendosjes së RIBASHKIMIT TË SHQIPÊRISË ETNIKE, duhet të vihen në plan të dytë, në mënyrë të mos e humbasim Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test