Fjalët i merr era, shkrimet mbesin - Bota Sot
Fjalët i merr era, shkrimet mbesin

Opinione

Fjalët i merr era, shkrimet mbesin

Nga: Muhamet Shatri Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:23
Muhamet Shatri

-Bashkatdhetarët tanë në Suedi, edhe pse jetonin me ndihma sociale, për Kosovën dhe lirinë e saj ndanë edhe kafshatën e gojës.

Bashkëkombësit tanë në Suedi vazhdimisht kanë qenë të lidhur ngushtë me Kosovën. Ata, i janë përgjigjur pozitivisht çdo nisme dhe aksioni që ka pasur të bëjë me mbajtjen gjallë të jëtës së popullatës shqiptare atje dhe me çlirimin e atdheut të tyre të robëruar. Kështu, në mënyrë të organizuar kanë mbledhur ndihma materiale dhe, për këtë qëllim, nuk kanë kursyer asnjëherë, edhe pse shumica prej tyre ende nuk e kishin marre leje qëndrimin, pra edhe vetë jetonin me ndihma materiale që u jepte shteti suedez.

Duke iu falënderuar këtij përcaktimi, Dega e LDK-së në Kuvendin e saj të parë (21 shtator 1991) formoi Fondin për Ndihmë Kosovës dhe zgjodhi Komisionin Qendror, i cili kishte për detyrë jo vetëm grumbullimin e mjeteve materiale, por edhe regjistrimin e vullnetarëve. Me propozimin e Tahir Salihut, anëtar i Komisionit Qendror të Fondit të Republikës se Kosovës,  u miratua vendimi që aksioni për grumbullimin e mjeteve për ndihme Kosovës të jetë i menjëhershëm në mënyrë që të kontribuohet me 30 % të të ardhurave familjare apo të pagës së një muaji e pastaj te vazhdohet me grumbullimin e mjeteve të 3 për qindëshit. Kryesia e Degës, nëndegët, anëtarësia e LDK-së dhe sidomos Komisioni Qendror u obliguan që sa më parë të formojnë komisione lokale prej tre anëtarësh dhe të angazhohet që aksioni të realizohet me sukses. Aksionin e drejtonte kryetari i Degës së LDK-se, që njëherësh ishte edhe kryetar i Komisionit Qendror të Fondit. Ai koordinonte dhe udhëhiqte këtë aktivitet me komisionet lokale dhe strukturat e tjera të organizuara. Fondi hapi Postëxhiron e vet me emrin

KOSOVAS HJÄLPFOND  (FONDI PËR NDIHMË KOSOVËS)

Postgiro 83-2784-3

Box 150 47

200 31 Malmö

Për tërheqjen e mjeteve, përkatësisht bartjen e tyre nga kjo Postëxhiro në Fondin Qendror të Qeverisë së Kosovës, u autorizuan tre anëtarë të Komisionit Qendror, që ishin edhe drejtues te  Kryesisë se Degës se LDK-së: Muha­met Shatri, Bajram Kabashi dhe Iljaz Bicaj, ndërsa mbeti që dy nënshkrues të tjerë të jenë anëtarë të Komisionit Qendror që do të delegohen nga asociacionet e tjera shqiptare në Suedi.

Aksioni u organizua në gati të gjitha strehimorët dhe vendbanimet e azilkërkuesve shqip­tarë. Komisioni Qendror dhe komisionet lokale u angazhuan shumë për kryerjen me sukses të këtij aksi­oni, të cilin e mbështeti edhe Kryesia e Degës së PPD-së, në krye me Shenasi Ahmedin (tash i ndjerë) dhe Nëndega e LPRK-së me kryetar Hajdin Abazin. Anëtaret e Komisionit Qendror, sidomos kryetari dhe arkë­ta­ri vizituan shumë vendbanime të bashkatdhetarëve tanë. Me atë rast jo vetëm që u bisedua për rën­dësinë dhe mënyrën e organizimit, por u veprua konkretisht për formimin dhe konsolidimin e komisioneve lokale.

Në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së dhe të Komisionit Qendror të Fondit për Ndihmë Kosovës, të mbajtur më 1 nëntor 1991, u konstatua se bashkëpunimi  i Degës se LDK-së me asociacionet e tjera shqiptare në grum­bullimin e ndihmave ishte mjaft i frytshëm. Me këtë rast kryetari i Degës dhe i Komisionit Qen­dror, pasi informoi të dy forumet për rrjedhën e aksionit të grumbullimit të ndih­mave dhe të regjistrimit të vullnetarëve, nënvizoi në mënyrë të veçantë faktin se Fondi është pjesë e Fondit mbarëkombëtar, i cili do të merret nën mbikëqyrjen direkte të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Anëtari i Komisionit Qendror, Tahir Salihu, raportoi se në lokalitetin Tyringe aksioni ishte kryer me sukses të plotë, prandaj ai u autorizua që të organizojë grumbullimin e 30 % dhe edhe në qytetet dhe lokalitetet: Kristianstad, Eslöv dhe në Osby. Kryesia dhe Komisioni Qendror e ngarkuan Zeqir Ramën , nënkryetar dhe Daut Kabashin, anëtar i Kryesisë së Degës, që të organizojnë aksionin edhe në Markaryd, Värnamo dhe në Vaggeryd. Nazim Shatri, në cilësinë e përkthyesit si dhe të anëtarit të Komisionit Qendror të Fondit, u angazhua për organizimin e aksionit deri në strehi­mo­ret më të largëta te Suedisë Qendrore, si: në Skövde, Degefors, Hällefors, Lesjöfors, Eskilstuna, Garphyttan, Ten­hylt etj. Për Göteborg dhe rrethinë koordinator për grumbullimin e mjeteve u caktuar  Fejzë Halilit, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së. Ne te njëjtën kohë Muhamet Shatri, Enver Camaj (tash i ndjerë), arkëtar i Kryesisë së Degës dhe Nazmi Shabanin, kryetar i Komisionit Lokal në Malmö u angazhuan në strehimoret në Byerum, Grankullavik dhe në Kolbuda; për Marieholm dhe Helsingborg u ngarkuan anëtari i Komisionit Qendror te Fondi: Sabri Novosella si dhe Muhamet Shatri e Bajram Kabashi, për Karlskrona u autorizua Naser Shatri (anëtar i Kryesisë se Degës se LDK-së), për Vejbystrand: Muhamet Shatri, Tahir Salihi dhe Enver Camaj, kurse për Åskersund dhe Motala, Fejzë Halili dhe Selim Bala (ky i fundit anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së). Krahas anëtareve të Kryesisë dhe të Komisionit Qendror të  Fondit, punë  të madhe në  grumbullimin e mjeteve te 30 % bënë  edhe drejtuesit e strukturave lokale të LDK-së, përfshirë dhe disa përkthyes, si: Shefqet Shala (Figelholm), Sabadete Mukadesi (Finspong), Musa Grajqevci (Förslöv), Haxhi Berisha (përkthyes) (Dals Ed), Enver Miftari (Reslöv), Ferid Çollaku (Halmstad dhe Falkenberg), Xhafer Durmishi, përkthyes në Hyltsfred, Ismet Bicaj, përkthyes (dëshmor i kombit) në Sunne,  Vesel Bacaj, kryetar i Komisioni lokal në Kalmar, Milaim Gashi, kryetar i Aktivit të LDK-së në Kolbuda, Shaban Luta në Köpingsvik, Ali Shipashani, kryetar i Aktivit të LDK-së në Lansdkrona, Gjon Tuqaj, përkthyes ne Nykroppa, Ragip Bajrami, kryetar i Aktivit të LDK-së ne  Örkeljunga etj.

Kryesia e Degës dhe Komisioni Qendror i Fondit vendosën që aksioni të shtyhet deri në fund të vitit 1991, në mënyrë që në të të përfshiheshin të gjitha stre­hi­moret e refugjatëve shqiptarë. Shpenzimet e udhëtimit do të mbuloheshin nga pagesat e anëtarësisë së LDK-së dhe nga vetë anëtarët e Komisionit Qendror, sepse mjetet e grumbulluara në Fond nuk mund të tërhiqeshin dhe të përdoreshin për shpenzimet administrative dhe për bileta të udhëtimeve të të angazhuarve në organizimin e aksionit Ndihmë për Kosovën.

- As kumdërshtarët e Fondit, me propagandën e tyre perfide, nuk arritën ta zbehin aksionin për ndihmë Kosovës dhe popullit të saj

Vlen të theksohet së strukturat drejtuese të Degës së LDK-së dhe të Fondit për Ndihmë Kosovës, por edhe komisionet vendore, u angazhuan që t`i kundërvihen propagandës perfide të kundër­shta­rë­ve të Fondit, të cilët kishin kohë dhe mundësi që të qarkullonin nga një strehimore në tjetrën, duke përhapur dezinformata dhe shpifje, jo vetëm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror dhe të komi­sioneve lokale, por edhe kundër institucioneve të Republikës së Kosovës. Kur kjo nuk u bënte punë, ata përdornin të tjera qasje si ”Është lojë fëmijësh të kërkosh sot vetëm 30 % nga të ardhurat familjare, kur ka ardhur koha që edhe stolitë e nuseve të shkrihen e të bëhen shpata”. Të tjerët trumbetonin se mjetet po keqpërdoren, se ato i kontrollon LDK-ja, se gjoja nuk ekziston evidencë për mjetet e grumbulluara etj.

Dihej botërisht se kompetencë për mbikëqyrjen dhe tërheqjen e mjeteve kishte vetëm Qeveria e Republikës se Kosovës, e jo LDK-ja ose ndonjë parti tjetër politike. Por të tillët, edhe pas këtyre përpjekjeve për të njollosur, nuk e hapën zemrën që të paguanin qoftë edhe një cent për Kosovën. Edhe mjetet e informimit në Kosovë, në mungesë të korrespondentëve, nuk e pasqyronin sa duhet gjendjen lidhur me grumbullimin e mjeteve të 30 % në Suedi, kurse kësaj veprimtarie në Zvicër e Gjermani i jepej publicitet më i madh. Përkundër shumë vështirësive e pengesave, aksioni i 30 % për destinim të veçantë u përmbyll në muajin shkurt të vitit 1992 me grumbullimin e 1. 872. 125 korona suedeze.

Shuma e mjeteve të mbledhura u prezantua në një tubim të organizuar nga Dega e LDK-së dhe Komisioni Qendror i Fondit për Ndihme Kosovës, ne lokalet e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova” më 22 shkurt 1992, ku ishin të pranishëm edhe strukturat udhëheqëse të PPD-së, të LPRK-së, dhe të aktiveve të LDK-së, veprimtarët e tjerë, si dhe anëtarët e komisioneve lokale dhe përfaqësues te tjerë te kontribuuesve. Tubimi u organizua për pritjen e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mr. Isa Mustafa dhe prof. dr. Muhamet Bi­caj.

Ne vazhdim po japim sqarime rreth tabelës se mëposhtme të kontribuuesve sipas vendbanimeve dhe nëpërmjet komisioneve, por edhe të atyre që kanë bërë pagesa individuale. Personat e evidentuar si nënshkrues te pagesave sipas vendbanimeve, janë në shumicën e rasteve përkthyes ose veprimtarë me leje qëndrimi, sepse edhe anëtarët e komisioneve përkatëse ngurronin te bënin pagesat në Xhirollogarinë e Fondit nga droja se do të reagonin organet suedeze të emigracionit. Sidoqoftë, çdo komision përpilonte listën me emrat e kontribuuesve dhe sasinë e mjeteve për çdonjërin. Krahas kësaj, çdo kontribuuesi i është plotësuar dëshmia me shënimet e nevojshme dhe lista dhe dëshmitë i janë dërguar me postë kryetarit të Komisionit Qendror, i cili, bashke me arkëtarin e Degës, pasi i barazonin shënimet me raportet përkatëse të Postxhirosë, i fotokopjonin, i nënshkruanin dhe i vulosnin listat dhe fletëpagesat individuale dhe ua ka kthenin komisioneve në terren qe t`ua shpërndanin kontribuuesve. Ka pas një administrim bukur të ngarkuar, por çdo kontribuues në Suedi i ka (nëse i ka ruajte) dëshmitë për kontributin e tij, jo vetëm në këtë aksion, por edhe për çdo cent të paguar gjatë  grumbullimit të mjeteve të Trepërqindëshit.

- Verba volant, scripta manent (Fjalët i merr era, shkrimet mbesin)

Älvsbacka 34. 931 kr., Åskersund, Nazim Shatri, 17 250 kr., Bengtfors 69. 000 kr., Bengtfors, Xhevdet Lipa, 7600 kr., Trollhättan, Beqir Hatashi, 3673 kr., Borlenge, Shefqet Hasanaj, 4000 kr., Byxelkrok, Zenel Nushi, 31. 700 kr., I. Dals Ed, Haxhi Berisha, 62 610 kr. II. Dals Ed, Haxhi Berisha, 6635 kr., III. Dals Ed, Ismail Maloku, 6700 kr., Degefors, Nazim Shatri, 1.470 kr, II. Degefors, Nazim Shatri, 10 810 kr.., III. Degefors, Nazim Shatri, 19.880 kr., Dylta Bruk, Mehdi Dakaj, 14 400 kr., Eskilstuna, Shefqet Rexhepi, 1. 500 kr., Falun ”Anton  Çetta”, Demush Shala,  12. 200 kr., Figelholm, Shefqet Shala 1800 kr. , II. Figelholm, Shefqet Shala, 33.000 kr., Finspång, Sabadete Mukadesi, 20. 540 kr., FÖRSLÖV, Musa Grajqevci, 102 818 kr. Göteborg, Fejzë Halili, 130 300 kr., II. Göteborg, Fejzë Halili, 1300 kr., III. Göteborg, Fejzë Halili, 17 900 kr., IV. Göteborg, Fejzë Halili, 21. 200 kr., Halmstad dhe Falkenberg, Ferid Çollaku, 16.600 kr. II. Halmstad dhe Falkenberg, Ferid Çollaku, 19.500 kr. III. Halmstad, Ferid Çollaku, 14 300 kr., Hallstahammar, Aktivi i LDK-se, Osman Haxhimehmedi, 10.700 kr., II. Hallstahammar, Musa Rrahmani, 4000 kr., Hultsfred,  Xhafer Durmishi, 4570 kr., II.  Hyltsfred LDK, Xhafer Durmishi, 26.000 kr., Hyltebruk 14. 400 kr., Kalmar, Vesel Bacaj,  74. 100 kr., II. Kalmar, Vesel Bacaj, 2000 kr., Karlskrona, Naser Shatri, 62. 810 kr., Kolbuda, Aktivi i LDK-së, Milaim Gashi, 57. 800 kr., Köpingsvik, Shaban Luta, 23. 780 kr., Långrösta, Nazim Shatri, 31. 931 kr., Lansdkrona, Aktivi i LDK-së, Ali Shipashani, 48. 620 kr., Läsjöfors, Nazim Shatri, 31. 660 kr., Laxå, Nazim Shatri, 6. 800 kr., Löttorp, Selman Bytyqi, 34. 220 kr., Malmö, Nazmi Shabani, 103 000 kr. II. Malmö, Nazmi Shabani, 105 000 kr,, III. Malmö, Nazmi Shabani, 56.581 kr. IV. Malmö, Nazmi Shabani, 1.750 kr., Nykroppa, Gjon Tuqaj, 12.540 kr. II. Nykroppa, Gjon Tuqaj, 18. 000 kr., Olofsfors, Ramadan Mehmeti, 4400 kr., Örkeljunga, Aktivi i LDK, Daut Kabashi, 2.200 kr., II. Örkeljunga, Aktivi i LDK-së, Bashkim Shasivari, 2000 kr., III. Örkeljunga, Aktivi i LDK-së, Ragip Bajrami, 27. 600 kr., Osby, Rahim Ismajli, 19. 985 kr. , Råda Strand, Azem Hajzeri,  800  kr., Råda Strand, Nazim Shatri, 31. 850 kr., Ramshytann, Beqë Shala, 23. 000 kr., Reslöv, Enver Miftari,  45. 000 kr., Ronneby, 18. 300 kr., I. Skövde, Nazim Shatri, kompletim 705 kr., II. Skövde, Nazim Shatri, kompletim, 40 kr., III. Skövde, Tibro, Tidaholm, Gotene, Nazim Shatri 71. 360 kr., Sunne, Ismet Bicaj,  68. 675 kr., Shoqata ”Anton Çetta” 36. 250 kr., Tre shokë nga Oloforsi , 4. 400 kr., Trollhättan,  Musa Mavraj, 3000 kr., II. Trollhättan, Ali Gërvalla, 3000 kr., Tyringe, Tahir Salihu, 55. 851 kr.m Virserum, 21. 370 kr.

Pagesa individuale:

Afrim Hasani, Hallefors,  2.700 kr., Afrim Shabanaj, Mariestad,  1.470 kr., Agim Mehaniqi, 1. 500 kr., Albert Luta, Fagersta, 370 kr., Ali Gërvalla, Trollhättan, 750 kr., Alush Bajraktari, Fagersta, 1200 kr., Bashkim Shasivari 2. 000 kr., Beqir Beqiraj, Bengtfors, 1400 kr., Besart Hysniu, 500 kr., Daut Saiti, Hedemora, 200 kr., Edmond Mullarama, Hällefors, 600 kr., Faik Kabashi, Hällefors ,  600 kr., Faik Shala, Goteborg,  300 kr., Fehmi Demaj, Nässjö , 750 kr., Fehmi Makiqi, Hällefors, 500 kr., Ferid Bërlajolli, Trollhättan, 500 kr.), Gresa, Doruntina, Gentiana Ruhani (3 motra), Nynashamn, 2.500 kr., Halil Gashi, Malmö,  1.800 kr., Ibrahim Krasniqi (tash i ndjere), Malmö,  2.000 kr., Ilir Suhodolli, Mariestad,  2.100 kr., Ilmi Tahiri, Hedemora, 700 kr., Imer Fazliu, Satter, 700 kr., Imer Maloku,  Satter. 4000 kr., Imer Mecinaj, Partile, 2. 000 kr., Islam Sylejmani, Kristianstad, 3.000 kr., Ismajl Sokoli, Marieholm, 1.800 kr., Ismajl Ymeri (i ndjere) , Hällefors, 1. 500 kr., Ismet Shala, Mariestad,  1.900 kr., Kadrush Doroci , 2.000 kr., Lulzim Behrami, Hällefors,  2.700 kr., Mehdi Rama, Satter, 1. 000 kr., Muharrem Hasi, Hällefors, 500 kr., Musa Mavraj, Trollhättan, 3000 kr., Nazmi Maloku, Landskrona, 2. 580 kr., Nexhat Haxhija, Hedemora, 700 kr., Nexhdet Maxharraj, Trollhättan, 2000 kr., Osman Ferizi, Mariestad, 1.900 kr., Rizë Muzlija, Hedemora, 700 kr., Rrahman Halili, Olofström, 2.000 kr., Sami Fejza, 750 kr., Shaip Ajvazi, Hällefors,  600 kr., Xhevdet Ferizi, Hällefors, 1100 kr., Ymer Terbuja, Hällefors, 2300 kr., Bengtfors, Dibran Tahiri, 1400 kr., Renta për vitin 1991, 5119 kr, Shuma e përgjithshme 1. 872. 125 kr.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test