Pas humbjes së kampionëve

Opinione

Pas humbjes së kampionëve

Nga: Enver Visoka Më: 28 qershor 2018 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Mbrëmë sundoi një heshtje e rendë. Më parë fqiu im ishte përgatur të festonte nën shkëlqimin e ngjyrës së kohës së artë të flamurit gjerman tre ngjyrësh. Ai kishte shtrirë mbi barë një pllakë betoni dhe mbi të kishte vendosur mangallin e gjerë të digjte dru dhe të pinte birrë për qejfi. Pas lojës dola në terrasë dhe aty poshtë pashë Andrasin e madh tek vunte në heshtje pranë zjarrit që e mbante lidhur në mendime dhe e fuste ngadalë nën hijen e ngjyrës së zezë të njërës ngjyrë të flamurit. Duke e kujtuar ngjyren e tretë të flamurit,atë të kuqen,që simbolizon luftën, desha t´ them:

"Hej Andreas ajo nuk ishte një fushë betejë. Ajo ishte një fushë futbolli. Askush nuk ka rënë aty. Të gjithë djemtë të nesermën do të kthehen nga Rusia shendosh e mirë në shtëpi " Por ai as që e ngriti kryt lart.

Dhe FIFA, FIFA... Sa kthehesha te populizmi aq edhe ndjenja e mirë që përmes sportit popujt të largojnë smirat, të njihen më mirë dhe të bashkuar ta ndertojnë edhe mandej paqen.

Sot në mëngjes fqinja ime u dëgjua të thoshte:

"U janë ngjitur paratë për këpucash të futbollit, ata nuk mundnin të vraponin pasi që pra, këmbët i kishin të rënduar. Peh! Kaq e patën..."

Në të njëjtin presion gjenden kancelarja dhe trajneri federal. Kuptohet, njëri brenda dhe tjetri jashtë parlamentit federal.

Pra, i madh dhe i vogël; dje dhe sot kaluan një ditë të keqe...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat