A duhet të frikësohen shqiptarët?

Opinione

A duhet të frikësohen shqiptarët?

Nga: Agim Krasniqi Më: 26 gusht 2018 Në ora: 14:49
Agim Krasniqi

Keto ditë temë dhe kryefjalë e politikës aktuale ballkanike, është kufiri në mes Kosovës dhe Serbisë.

I. Që kur Bashkimi Evropian kishte inicuar procesin e dialogut në fund të vitit 2010 në mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë, për të ardhur tani në finalizimin e tyre, ka pasur tensione dhe hamendje në të dyja palët. Megjithëse keto bisedimet synonin të normalizonin gjendjen e vështir të krijuar që nga Deklarata e Pavarësisë në shkurt të vitit 2008, për të ardhur tani edhe tek mundësia e njohjes të shtetit të Kosoves nga shteti Serb. Aso kohe Prishtina kishte hyrë në dialog në mënyrë që, ose të integroi serbët në pajtim me Pakon e Ahtisaarit, ose të gjejë forma tjera që ti jep fund pranisë së Serbisë në Kosovë. Dhe tani kur jemi në një moment të përfundimit të negociatave dhe arritjes së një marrëveshje të pritshme nga palët por dhe nga ndërkombëtarët, futet çeshtja e definimit të kufijeve ose ashtu siç thotë Presidenti Thaçi, korigjimit të tyre.

Por sipas mendimit tim, z. Thaçi ka folur kot, sepse sovraniteti i shtetit është thembra e Akilit në situata si kjo.  Për të shqyrtuar mundësine e shkëmbimit të teritoreve, kjo mund të bëhet vetëm pas njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, atëhere Kosova fiton sovranitetin edhe ndërkombëtar. Pa qenë një shtet sovran në aspektin ndërkombëtar,  si mund të flitet për të ndërruar territore. Është nonsens juridik. Dua të theksoj se Kosova nuk mund të bisedojë për ndërrim territoresh pa qenë më parë një shtet sovran pa u njohur nga shteti serb.

II. Në fakt që ta kuptojme ecencën e problemit, analizën duhet ta thellojmë para bërjes së shtetit të Kosovës, respektivisht shpalljes së pavarsisë . 

Në vitin 2006 Grupi i Kontaktit,  ku bejnë pjesë shtetet më të fuqishme të botës, dhan një propozim që i gjithë procesi pas shpërberjes së ish jugosllavisë, të jetë i qendrueshëm, që nuk do gjeneronte kriza, destabilitet apo edhe luftëra. Në ketë kuptim, propozimet e tyre ishin shumë të qarta sa i përket Kosovës: nuk do ketë kthim në sovranitetin e Sebisë, por nuk do ketë as ndarje të saj qoftë me një shtet tjetër, por as me pjesë të shteteve tjera,  gjë që kjo bije në kontradiktë pikrisht me ate që pretendojnë të bejnë liderët z. Thaçi dhe z, Vuçiq, për të arritur një marrëveshje të cilën e justifikojnë kinse në funksion të futjes në BE të dy shteteve. Keto pika të Grupit të Kontaktit, janë diskutuar edhe në Keshillin e Sigurimit të OKB-se mbi të cilat Sekretari i Pergjithshem, e ngarkoi atë kohë  z. Ahtisari i cili ndertoi planin e tij, që qoi edhe tek pavarsia e Kosoves. Sipas kesaj del se, problemi i Kosovës është qështje e mbyllur sa i përketë mundësive tjera që do të shkonin në dem të saj. Në fuknksion të kompromiseve që i janë berë Serbisë apo për ta kompensuar ate, faktori nderkombetar në një shoqëri homogjene ku 95% jane shqiptarë, ka futur elementin e multietnicitetit në shoqërinë kosovare, ku ky element është përcaktuar edhe nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në këtë aspekt, multietniciteti ishte koncesioni i fundit, ku vendet kryesore të botës të cilat janë pjesë e vendimmarjeve dhe marrin përgjegjësi për ti garantuat ato (në keto diskutime ishin edhe perfaqesuesit e federatës ruse) kishin rënë dakord me këtë koncensus.

Në fakt, pranimi i pavarësisë së Kosovës nga SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania, mund të thuhet se ishte një konferencë e përmirësuar e Londrës. Konferenca, ipso jure, është përsëritur me ndreqie të një gabimi që ishte bërë në dëmë të shqiptarëve asokohe.

III. Tani lindë pyetja, pse dalin kaq hapur liderët ballkanik për levizje kufijsh apo ndarje teritoresh? E kanë për lojë, konsum politik, apo për protagonizem individual pavarsisht nga dëshira e mire e tyre për të bërë protagonizmin!

Logjika e ndarjes së territoreve i takon logjikës apo përbën bërthamën e pushtetve autoritariste, perandorive, monarkive etj. Pra kjo nuk i takon filozofisë apo logjikës së shekullit 21 të parimeve dhe filozofisë së bashkëjetesës, respektimit te shoqerive demokratike dhe multietnike.

Supozojme që edhe mund të ndodhë shkembimi apo korigjimi i territoreve! Kjo do të hapte kutin e pandorës ku do të perfshiheshin përveq Kosovës dhe Serbise, Federata e Bosnje Hercegovines, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia ndoshta edhe Bullgaria. Kjo aventure mund të qoj në një luftë të përgjakshme dhe do të krijonte një precedan tjetër që Rusia të veprojë njësoj në konfliktet saj të ngrira, kur kihet parasyshë që Osetia nuk është e njohur ndërkombtarisht apo Ukraines mund ti jap nje zgjidhje të tillë etj.

Shtrohet pyetja, a mund të ndodhë një gjë e tillë? Lideri kryesor në Evropë - Gjermania e cila është edhe protektore e procesit të integrimit të shteteve të rajonit të Ballkanit, më konkretisht kacelarja Merkel është shprehur qartë në linjen që ka komuniteti ndërkombetar lidhur me Kosovën. Më heret, Angela Merkel shkoi në zyrën e presidentit serb, Boris Tadiq, dhe gjatë bisedimeve për integrim në Bashkimin Evropian, i bëri të qartë se loja politike e Serbisë në Kosovë ka marrë fund. Kosova nuk do të ndahet; se zona e banuar me serbë në veri të Lumit Ibër është territor i Kosovës. Serbia duhet të ndalojë përzierjen në atë pjesë dhe se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para se Serbia të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu kemi edhe deklaraten e ambasades amerikane në momentet e fundit që thon se ,,ne i lemi të lirë të negociojne, dhe kjo ështe në filozofinë e administratës amerikane. Vet presidenti Trump në fjalimin e tij në OKB ka thene: ne nuk ndërhyjme në sovranitetin e shteteve tjera,  por ne nuk do ti lëmë të pa kontrolluara negociatat dhe ne do të vendosim qfar do bëhet në fund.  Megjithate duhet theksuar se vitin e kaluar, Këshilli  i Politikës së Jashtm e SHBA-së sipas një studimi të bërë,  kishte theksuar se një nga skenarët e mundshëm por jo të pranueshëm tani, shikon mundësinë e re të rindarjes së kufijve mbi baza etnike në Ballkan.

Nga e gjithë kjo që tham më lartë, dialogu dhe dnegociatat nuk do jenë të pakufizueshme, sepse edhe pse në dukje ështe e pa mundur,  mund të krijohen rrethana që organet shtetrore të Republikes së Kosoves të veprojnë si Kroatët në Kroaci. Megjithate skenari që Prishtina do intervenojë njëanshëm me një operacion të ngjashëm me atë kroat ‘Stuhia’ ka pak gjasapor nuk përjashohet në mënyrë apsolute .

IV. Në vazhdimësi të procesit të negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, tek shqiptarët ishte shfaqur frika e rrëshqitjes së dialogut për veriun e Kosovës, në atë mënyrë do të hapej sovraniteti i Kosovës, e që do të mund të shpiente tek pazaret të cilat mund të rezultonin në jofunksionalitetin e shtetit.

Por nga praktikat e deritanishme, diskutime për territore mund të behen vetëm në një konferencë nderkombetare të llojit të Konferencës së Londrës ku siq dihet asokohe, si rezultat i presionit nga Serbiaia dhe Greqia, konferenca mori vendime që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar, - 40% e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë, në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë. Organizimi i një konferrencë e tille, do të krijonte mundesinë e kthimit të teritoreve shqiptare, të cilatasokohe mbeten jashta trungut si pasojë e Aleancave dhe Traktateve të fshehta  midis fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane për të plotësuar pretendimet e imperializmit italian në Shqipëri dhe lakmitë ekspansioniste të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Mirëpo në këtë fazë, ka pak gjasa të ketë një konferencë sikurse që ka pak gjasa të ndodhë edhe një konferencë ndërkombëtare për veriun, sepse synimi Washingtonit, Berlinit dhe Brukselit është integrimi i shteteve të Ballkanit në BE.

Në Konferencën e Paqes në Paris pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore kur Greqia, Serbia, Italia, Franca e disa vende të tjera ishin të gatshme për copëtimin e Shqipërisë, për ta ndarë mes aleateve fitues të luftës. Por ishte fat i madh për shqiptarët kur SHBA-te konkretisht presidenti Wilson, në këtë periudhë historike i preu rrugën çdo ambicie për copëtimin e më tutjeshëm të Shqipërisë.

Që nga ajo kohë, mbeshtetja amerikane për shqiptarët ka qenë konsistente në të gjitha periudhat deri në vitin 1999, kur nderhyri me forcë për të parandaluar gjenocidin  serb ndaj shqiptarëve. Pikërisht për këtë shqiptaret në pergjithesi duhet ta kuptojnë se  kjo mbështetje vazhdon akoma dhe do të vazhdoj sigurisht, perderisa ka një partnership apo aleance shqiptaro - amerikane me karakter nderkombetar. Prandaj shqiptarët nuk duhen frikëuar, por duhet punuar dhe forcuar marëdhëniet në mes të dy shteteve tona. Amerika është e angazhuar për të gjithe botën shqiptare në Ballkan dhe si rezultat i këtij angazhimi kemi edhe shtetin e dytë Kosovë që pa mbështetjen e tyre, nuk do bëhej kurre. Botërisht dihet se, i vetmi proamerikanizem suigjeneris, i kulluar është bota shqiptare. Prandaj këtë partnership me amerikanët, të tjeret mundohen ta pengojnë, si faktorë të jashtëm, por ka edhe eksponent të brendshëm, të cilët punojnë në zbehjen e ndikimit amerikan tek bota shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat