Marrëveshja e Ohrit, e Tiranës, e Prespës, mashtrime të njëpasnjëshme politike

Opinione

Marrëveshja e Ohrit, e Tiranës, e Prespës, mashtrime të njëpasnjëshme politike

Nga: Sulejman Mehazi Më: 27 tetor 2018 Në ora: 18:27
Sulejman Mehazi

Mashtrimet e njëpasnjëshme sllave ndaj shqiptarëve jo vetëm që janë të pa përmirësueshme, por edhe s’kanë të sosur. Si çdo herë na kanë mashtruar, gjatë Jugosllavisë së Versajit, të Titos e të demokracisë, vetëm gënjeshtra e mashtrime e kurrgjë tjetër, prapë s’mbushemi me mend. Gjatë historisë Zoti i Madhërishëm na ka dhënë shumë mundësira për t’u çliruar njëherë e përgjithmonë nga këta sllavët e këqinj të jugut, por ne vet s’kemi dashur të çlirohemi, sa herë u kemi zënë besë, ata, trefishë na kanë mashtruar me gënjeshtrat e tyre. Argumentet e kurtheve të tyre janë të shumta, e ne sa shpejt i harrojmë e kurrë s’mbushemi me mend. 

Do cekim vetëm disa: 

1. Luftën e 2001. Fituam diçka pas luftës?, kurgjë, a na mashtroi marrëveshja e Ohrid?, po. A ishte shansi i mirë për ta ndarë Maqedoninë më 2001?, po, a u mashtruam?, si s’u mashtruam, bile shume keq na mashtruan maqedonasit. 

2. Edhe platforma politike e Tiranës i ngjante marrëveshjes së Ohrid, bile ishte më e dobët sepse për marrëveshjen buzë liqenit të Ohrid, kontribuan BE dhe SHBA dhe prapë s’doli gjë përveç mashtrimeve. Kur marrëveshja e Ohrid na mashtroi, e ku ka mbetur platforma politike e shqiptarëve e Edi Ramës që ishte shumë më e zbehtë se ajo e Ohrid.

3. Po kjo marrëveshja e tretë në Prespë, *afër Ohrid* me Greqinë për ndërrimin e emrit dhe kushtetutës së kësaj republike në Maqedoni Veriore, çfarë është?, përveç mashtrim i trefishtë i partive tona shqiptare, jo, jo mashtrim, por më shumë, tradhti e trefishtë politike e shqiptarëve. 

Një herë mashto e luaj me ne cjapin Gruevski e Ivanovi, tani me vota zotërinjtë e partive tona politike me anë të Zaevit ua ruajnë shtetin maqedonasve që ende të na shajnë, ofendojnë, dënojnë e të na vrasin si gjithmonë. Kurrë s’kemi qenë më afër barabarësisë me maqedonasit sesa tani, për hajër na qoftë shteti i maqedonasve Severna Makedonija që s’na duan deri në palcë, pikë.

Shtojcë:

Lindëm, kaloi fëmijëria e rinia, u plakëm e do vdesim duke e përmendur zyrtarizimin e gjuhës shqipe, luja nënën e nënës, që nga Rilindja e deri më sot të njejtat tema e shkrime: Skenderbeu, gjuha,  bashkimi kombëtar, na duket sikur  jemi kthyer e jetojmë 150 vjet mbrapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat