Udhëtim i detyruar apo i dëshiruar

Opinione

Udhëtim i detyruar apo i dëshiruar

Nga: Ali Hertica Më: 29 tetor 2018 Në ora: 08:12
Ali Hertica

Udhëtim i detyruar apo i dëshiruar nga ndërkombëtaret në procesin e bisedimeve politike ne mes të Prishtinës dhe Beogradit, sidomos pas fillimit të bisedimeve shtesë nga i cili vështirë se do te dilet me ndonjë sukses të lakmueshëm. Kjo u pa edhe këto dite nga bshkimi Evropian i ardhur enkas për këtë punë në Prishtine e Beograd dhe bisedat e zhvilluara me krerët serb dhe ata kosovar. Aq me tepër për Ekipin Negociator është vështirë që të dilet jashtë përcaktimit të vullnetit të popullit të Kosovës. 

Kalkulimet se do ta fitojmë shpejt u pa se nuk qëndrojnë dhe kjo nuk ka rendësi aq të madhe sa do te jetë ditët dhe muajt ne vijim vështirë për palët negociatore dhe për popullin e Kosovës i cili është ne gjendje të rendë ekonomike dhe sociale dhe aq me tepër kur Serbia me një destrukcion të paramenduar mire politikisht dhe ne mënyrë tejet strategjike ka bërë që në Kosovë të shtrenjtohen të gjithë artikujt, meqë Kosova ekskluzivisht furnizohet nga Serbia, ne mënyrë që të bëjë ndonjë revoltë sociale dhe ekonomike. 

Por fillimi i raundit të ri të bisedimeve, ne mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe përfaqësuesve serbë, me gjase do të stopoj revoltën sociale për faktin se Kosova dhe kosovaret e ndjejnë rendësin e çështjes se situaten politik, andaj me siguri edhe përkundër situatës së rëndë politike popullata edhe më tej do te duroj të padurueshmen. 
Serish të kthehemi te bisedimet dhe ftesa zyrtare ende e pa ardhur koha e faljes per gjenocid për Ekipin negociator të Kosovës te cilët vërtetë nuk dine dhe as qe kane ide se për cilat forma do te bisedoheshi si do te perfundojn keto bisedime . Ndërkaq qe faktori ndërkombëtar me mjeshtri janë duke manipuluar dhe eskivuar planet e tyre. Ato plane siç u pan dhe u komentuan këto dite, janë te ndryshme, bile edhe per ni autonomi per serbet ne veri te Mitrovices. Me tragjikja dhe me e keqja është plani i ndarjes se Kosovës, i cili plan po te realizohet me mjeshtri te Bashkesis Evropiane merret me mend se si do te operohej Kosova dhe se si do te ndaheshin tokat dhe vendbanimet qe kryesisht janë shqiptare etnikisht te pastra. Te paktën kështu është spekuluar nga qarqet e medieve ndërkombëtare. Tashme çështja e Kosovës është shume ma e mjegullt dhe perspektiva është më e zymtë. Megjithatë shpresa se SHBA dhe me deklaratat e tyre te fundit, do te jene me këmbëngulëse ne trajtimin sa me serioz te problemit te zgjidhjes se problemit te veriut te Mitrovicës. Ky problem është edhe problem i vet Evropës e cila lëngon shume gjate si një plage e cila duhet te shërohet sa ma shpejt, dhe pa u demtuar pala shqiptare. 

Ky rrugetim u be i njohur qe nuk ka shmangëje pa ni status special për serbet nga mediet e ndryshme te Bashkimit Evropian, e qe si kreator sipas tyre do te jetë Unioni Evropian, për momentin është pak e mundshme, por nëse kjo behet atëherë kjo do te ruhet vetëm me futjen e këtyre dy shteteve ne UE, sepse përndryshe kjo nuk do te funksionoj. E vetmja gjë qe do ta shtyj përpara është se SHBA nuk guxonë qe ta lëne këtë pjese pa e definuar sepse ne të kundërt mund të destabilizohet i gjithë rajoni dhe tërë mundi i Bashkësisë ndërkombëtare dhe SHBA-s mund te shkoj huq. 

Perëndimi dhe Rusia me politikën e tyre, do mundohen qe te aplikojnë politikën e një rezultati ku mundësisht te dy palët (serbët dhe shqiptarët) të mos shpallën as fitues, as humbës. Gjatë këtyre muajve politika ndërkombëtare ka dhënë shumë sinjale se është e mundshme .Por edhe kjo fazë do të jetë ndoshta për një periudhë e caktuar kohore e cila megjithatë nuk do te qonte rajonin drejt një paqeje te qëndrueshme dhe stabile. Pra qeshja është se faktori ndërkombëtar ta njoh vullnetin e popullise nuk ka ndarje te teritorit te kosoves, ose te përballët me revoltën popullore. Por, ajo që e bën edhe më tragjike, edhe më të dhimbshme këtë mozaik gjeopolitik të trojeve shqiptere të ndarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat