Skandali me propozim amendamentet për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Opinione

Skandali me propozim amendamentet për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Nga: Abdulla Mehmeti Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:49
Abdulla Mehmeti

„Propozim Amendamenti XXXVI Republika e mbron, garanton dhe kultivon trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.“

Deputetët e partive politike të shqiptarëve dhe të tjerët, duhet ta kenë parasysh se, me Marrëveshjen e Maqedonisë me Bullgarinë, si dhe me Marrëveshjen (e Prespës) me Greqinë, Maqedonia ka hequr dorë nga trashëgimia kulturore dhe historike e periudhës antike, përkatësisht duhet ta rishqyrtojë këtë trashëgimi në marrëveshje me palën bullgare, për periudhën nga ardhja e pupujve sllavë në Gadishullin Ilirik, sidomos nga periudha e Mesjetës dhe e Kohës së Re, e deri në vitin 1944.

Sipas këtij propozim Amendamenti, shteti e mbron, garanton dhe kultivon trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonisë, por nuk e mbron, garanton dhe kultivon edhe trashëgiminë  kulturore dhe historike edhe të popullit shqiptar në Maqedoni, si popull autokton, i cili ka jetuar në vazhdimësi historike në Maqedoni, që nga periudhat më të lashta që njeh historia e njerëzimit e deri në ditët e sotme.

Trashëgimia kulturore dhe historike e popullit shqiptar në Maqedoni, edhe ka pikëtakime me historinë e popujve të tjerë, me kulturën, traditat, gjuhën, besimet fetare dhe objektet e kultit, por kryesisht, historia dhe kultura shqiptare është e ndryshme prej tyre, prandaj si të tilla edhe duhet të mbrohen dhe garantohet nga shteti i përbahskët i Maqedonisë, si vlera të veçanta dhe me rëndësi jo vetëm për këtë shtet por edhe për historinë dhe kulturën botërore.

Ky definim në të ardhmen u jep mundësi studiuesve dhe institucioneve të shtetit, që të vazhdojnë edhe në të ardhmen me politikat e tyre në diskriminuese në dëm të trashëgimisë kulturore dhe historike të popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë që jetojnë në këtë shtet, për përvetësimin dhe falsifikimin e kësaj trashëgimie kulturore dhe historike të popullit shqiptar, që nga peiudha e lashtë e pajonëve, ilirëve, dardanëve, dhe trashëgimia kulturore dhe historike shqiptare e Kohës së Re, deri në ditët e sotme.

Është koha kur duhet t’u thuhet ndal këtyre manipulimeve dhe falsifikimit të historisë dhe trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar në Maqedoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat