66 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Peja

66 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 08:51
Ilustrim

66 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 51 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe dy të tjerë janë në respirator (CPAP).

Ndërsa 11 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. 66 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat