​64 pacientë me COVID19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë

Peja

​64 pacientë me COVID19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 09:02
Ilustrim

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë të infektuar me virusin korona.

45 nga ta janë në oksigjenoterapi, ndërsa 14 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe tre të tjerë janë në respirator (CPAP)

“Aktualisht 64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 3 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 254 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat