Në Spitalin e Pejës po trajtohen 64 pacientë me COVID-19, prej tyre 48 me oksigjeno terapi

Peja

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 64 pacientë me COVID-19, prej tyre 48 me oksigjeno terapi

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:30
Spitali i Pejës

64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me CCOVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital ku po ashtu thuhet se gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 296 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 33 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“15 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore. 450 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,506 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione”, thuhet në njoftim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat