Për dy ditë, në Pejë lindën 11 foshnje, më shumë të gjinisë mashkullore

Peja

Për dy ditë, në Pejë lindën 11 foshnje, më shumë të gjinisë mashkullore

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 08:59
Foto Ilustrim

Gjatë 48 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 11 lindje, ku një prej tyre ishte me prerje cezariane.

Nga gjithë këto foshnje, 6 janë të gjinisë mashkullore ndërsa 5 të gjinisë femërore.

Po ashtu, në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 62 pacientë me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

62 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 48 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 401 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 90 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

11 lindje kanë qenë gjatë 48 orëve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 10 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

343 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4320 analiza, ndërsa janë kryer 19 operacione.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat