Drejtësi për Lybeniq

Peja

Drejtësi për Lybeniq

Nga: Shkodran Imeraj Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:44
Lybeniq

Sot u mbushën plot 22 vjet që kur me 7 prill të vitit 1999, forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe kryen masakrën e tretë ndaj banorëve të fshatit Lybeniq (dukë vrarë nëntë banorë), masakër kjo e kryer në bjeshkën e Lybeniqit.

Sot pas me shumë se dy dekada, dua të kujtoj fëmijët e mitur, Muhamet (Qamil) Ukshinaj (tetëmbëdhjetë muajsh), Leonard (Osmon) Alimehaj (shtatë vjeçar) dhe Fatmir (Ahmet) Alimehaj (shtatëmbëdhjetë vjeçar i cili ishte i sëmurë), të cilët u vranë dhe u masakruan në mënyrat me ç’njerëzore me 7 prill të vitit 1999.

Me 7 prill 1999, në bjeshkën e Lybeniqit u vranë dhe u masakruan:  Muhamet (Qamil) Ukshinaj, Leonard (Osmon) Alimehaj, Fatmir (Ahmet) Alimehaj, Hate (Qerim) Stojkaj-Alimehaj, Hatmone (Isni) Hamzaj-Alimehaj, Osmon (Tahir) Alimehaj, dhe Shyhrete (Shaban) Zenelaj-Ukshinaj, të cilët ende janë të zhdukur, ndërsa janë gjetur dhe identifikuar: Ferdone (Isni) Hamzaj-Alimehaj dhe Qamil (Brahim) Ukshinaj.

Dr. Shkodran Imeraj, bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë së Kosovës në Prishtinë 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat