Protestojnë banorët e Banjës së Pejës

Peja

Protestojnë banorët e Banjës së Pejës

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 19:51
Protestojnë banorët e Banjës së Pejës

Disa banorë të Banjës së Pejës janë duke protestuar në rrugën kryesore që i shpije për në qendrën e qytetit pasi që njëri nga pronarët e një hoteli ka vendosur disa shenja që ua ndalon atyre hyrjen me vetura në atë zonë.

Shkëlzen Shabani, banor i Banjës së Pejës tha se ndalesa fillon prej orës 18:00 deri në orën 24:00, dhe se sipas tij nuk dihet arsyeja se pse janë vendosur këto pengesa.

“Pronari i një hoteli i ka qitë disa lloj ndalesa prej orës 18:00 deri në orën 24:00. I ka qitë në të dy anët e rrugës dhe nuk dihet arsyeja pse. Pra, e ka nda qytezën e Banjës në mes”, është shprehur Shabani.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se kjo protestë është paralajmëruar ditë më parë.

“Protesta është paralajmëruar. Janë mbledh disa qytetarë ku të cilët po shprehin pakënaqësinë e tyre për shkak që nuk u lejohet hyrja me automjete në rrugën kryesore që të dërgon tek qendra e qytetit në një gjatësi rreth 200 metra, ku i njëjti/ pronari ka leje nga Kuvendi Komunal për vendosjen e shenjave ndaluese”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat