Sot në Pejë pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj 5 të arrestuarve për “trafikim me njerëz”

Peja

Sot në Pejë pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj 5 të arrestuarve për “trafikim me njerëz”

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 10:18
Ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Pejë, sot pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj 5 të arrestuarve për trafikim me njerëz, të cilët gjinden në paraburgim.

Këtë bëri të ditur gjyqtarja e rastit Nushe Kuka Mekaj, ku seanca dëgjimore do të mbahet të mërkurën e sotme me fillim në ora 10:15.

Ndryshe, sipas raportit policor, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, pas raportimit të një rasti nga viktima femër kosovare, ka zhvilluar një hetimi intensiv, raporton ‘’Betimi për Drejtësi’’. .

‘’Kështu, më 25.10.2021, hetuesit policorë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar,  tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz’’. Të arrestuarit në këtë rast janë: M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare) ‘’, thuhet në raportin e policisë.

Policia si provë materiale ka konfiskuar: dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat