Drejtori i Arsimit në Pejë thotë se 324 nxënësit e infektuar janë në gjendje të mirë

Peja

Drejtori i Arsimit në Pejë thotë se 324 nxënësit e infektuar janë në gjendje të mirë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Drejtori i Arsimit në komunën e Pejës, Naser Gega, tregoi se deri në orën 16 të së premtes 324 nxënës dhe 68 mësimdhënës janë infektuar me COVID-19 në këtë qytet.

Tutje ai në Edicionin Special shpjegoi se pos mësimdhënësve ka edhe staf teknik të infektuar, që e dërgon numrin në 70.

Sipas tij, arsimi fillorë dhe i mesëm i ulët, janë prekur më së shumti, sidomos klasat e 6-a deri në të 9-tën.

“Situatën e kemi përcjellë nga fillimi, të martën veç kanë filluar rastet e para, ditën e martë kemi pasë 49 raste për të arritur sot në 324, te nxënësit flas gjithnjë. Në bazë të diskutimeve dhe propozimeve të taskforcës edhe të shkollës edhe të komunës që kemi mbajtur sot jemi dakorduar, sepse deri më sot mësimi është zhvilluar me prani fizike në të gjitha shkollat e Pejës. Nga e hëna në një shkollë, në shkollën “Asdreni” kalohet në variantin C me mësimin online, ndërsa në shkollën fillorë të mesme të ulët “Dardania” shkohet në variantin B, me mësim të kombinuar.”

Ai tregoi se gjendja e të prekurve është e mirë dhe nuk ka ndonjë rast të raportuar se ndonjëri është hospitalizuar. Gega kërkoi që të promovohet më shumë vaksinimi kundër COVID-19 dhe tregoi se 75 përqind e nxënësve në Gjimnazin “Bedri Pejani” janë tashmë të imunizuar.

“Nëse pyesim për efikasitet, sigurisht se asgjë nuk e zëvendëson praninë fizike të nxënësve nëpër shkolla, të jemi të vetëdijshëm për këtë.”

“Nëse i referohemi situatës së kaluar, zgjedhja e fundit e dëshirueshme ka qenë mësimi online. Sa i përket përhapjes së virusit ka pasë efekt pozitiv, por nëse e marrim planin e mësimdhënies edhe mësimnxënies efektet kanë qenë më të vogla.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat